Gjermania ndryshon procedurat ligjore për kërkuesit e azilit nga vendet e Ballkanit Perëndimor

Duket se edhe problemit të madh të azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, i është gjetur “ilaçi”. Në fakt zgjidhja është ajo që ishte dhe e vetmja, ndryshimi i ligjit në procedurat e trajtimit të aplikimeve për azil, duke ulur kohën deri në 7 ditë. Dhe kjo, vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor. Shkak për këtë është falsiteti i kërkesave për azil nga këto vende, për arsye se siç citon “Express” Stefan Maer të CDU-CSU “vitin e kaluar në Gjermani u pranuan 127.000 azilantë, që është një e katërta nga të gjithë azilkërkuesit në BE, më shumë se në SHBA, kështu që askush nuk mund t’i japë vërejtje Gjermanisë se nuk është solidare”. Çka do të thotë se problemi pra është thjesht dhe vetëm politik.
http://www.gazetaexpress.com/lajme/azilantet-nga-maqedonia-m...
s.z
Add new comment