Pas Krimesë sytë nga Trans-Dniestria. “Nëse Putin ndalet në Krime kemi një shans për të shpëtuar”

Inkursioni rus në Krime dhe suksesi i rrufeshëm i tij ka hapur një diskutim mbi atë se çfarë mund të ndodhë me disa vende të tjera të ish-hapësirës sovjetike. Për momentin vëmendja po drejtohet nga Trans-Dniestria, një njësi politike, thuajse e pavarur në Moldavi, e cila ka ofruar kërkesën për t’u bashkuar me Rusinë. Këtij propozimi i ka kushtuar vëmendje BBC-ja e cila shkruan sot për situatën në këtë vend. Si rrugë për të “hetuar” gjendjen është zgjedhur marrja e mendimit të njerëzve që janë të ndarë mes Rusisë dhe Europës. Me rëndësi është edhe perceptimi se lëvizjet e Moskës mund të jenë fillimi i një plani që nuk ndalet vetëm në Ukrainë. Kështu i pyetur nga BBC-ja, një politikan me përvojë në Trans-Dniestri ka zbardhur atë që mendon se mund të vazhdojë pas Krimesë. “Nëse Putini do të vazhdojë me Ukrainën, sidomos përgjatë Detit të Zi deri në Odesa dhe në lidhjen e saj me Trans-Dniestrinë ne mund të bëhemi dëshmitarë të një skenari shumë të trishtë. Nëse ai do të ndalohet në Krime, atëherë ne kemi një shans që të shpëtojmë”, është shprehur Oazu Nanatoi. Ky është një koment i atij që nuk sheh të ardhme me Rusinë, por duhet thënë se shumica në këtë rajon preferon Moskën.
http://www.bbc.com/news/world-europe-26662721
s.z
Add new comment