Gjergj Meta: Nuk ka vetëm islamofobi, por edhe religjionofobi

Dom Gjergj Meta në një shkrim me titull “Islamofobi, krishterimofobi apo religjionofobi…?”, flet për islamofobinë dhe periudhën e vështirë që po kalojnë besimet fetare në të gjithë botën dhe jo vetëm në vendin tonë. Gjergj Meta thotë se, “në Shqipëri ka një reagim ndaj ekstremizmit fetar me matricë islamike dhe kjo nuk vjen vetëm nga qarqe ekstraislamike, por edhe nga elementi i shëndoshë mysliman brenda vetë kësaj bashkësie”.
“Një pjesë e myslimanëve në Shqipëri, sidomos disa të angazhuar në jetën mediatike dhe në rrjete sociale, mendojnë se në qendër të fobisë janë vetëm myslimanët. Përgjithësisht këtyre mund t’u thuhet se kanë një lloj problemi me vetveten, duke e ndjerë veten gjithmonë në qendër”, shprehet ai.
Më tej ai flet de për krishterimofobi në Evropë që sipas tij i ka rrënjët e largëta sa në iluminizmin francez e sa në nihilizmin ekzistencialist. “Niçe shkruan në Antikrishtin e tij: “Luftë kundër çdo vesi, vesi është krishtërimi”. “Lodhja” e gjatë që Europa kishte pasur me një model Kishe të lidhur këmbë e krye me pushtetet dhe mbretëritë, si dhe morali dogmatik që me qejf nganjëherë përdorte edhe krahun shekullor për të goditur abuzimet (shih Galilei, Savonarola, Giordano Bruno etj) solli në vetvete në një lloj vjeljeje ndaj saj”, thotë ai.
Shkrimi i plotë: http://www.peregrinus.al/kendveshtrim/192-islamofobi-krishterimofobi-dhe-religjionofobi
S.S
Comments
Shkrim i mire dhe i

Shkrim i mire dhe i rendesishem, sidomos nga nje klerik i larte katolik. Pergezime Dom Metes dhe shpresoj shoqeria e gjere ta trajtoje me maturine e duhur debatin e hapur. Dhe aman mbajeni Fahri Balliun larg ketij debati se na hapet barku...

C'i duehet dom Gjergjit me u

C'i duehet dom Gjergjit me u marre me punet e myslimaneve?? Te merret me punet e Kishes e te katolikve i del boll e i tepron. Muslimanet i zgjidhin vete problemet e veta.

"religjionofobi…?”,???? "fefo

"religjionofobi…?”,????

"fefobi"ke dash të thuash o gjergj??

e kemi këtë fjalë në shqip përse na i ngjesh atë italiane??

i gjithë shkrimi është në një standart të pastër shqip,përse e përdhos me italishten?!bile dhe bastardon italishten vetë!

nga "religione"e bën "religjon"!përveç tek fjala jogurt "j"nuk përdoret në italisht!!

për të tjerat deri diku dakord me ato që thua!!

kjo më shqetësoi më shumë!të tjerat dhe shkojnë!!

përshëndetje!

Add new comment