Padi në prokurori për mosdeklarim pasurie, ambasadori Isaku dhe dy gjyqtarë

Postuar në 24 Mars, 2014 06:42

Dy gjyqtarë dhe një ambasador janë paditur në Prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka paditur në Prokurori dy gjyqtarë dhe një ambassador për “Fshehje ose deklarim të rremë të pasurive”: Ambasadori Agim Isaku, dhe gjyqtarët Ken Dhima Klorinda Çela. Sipas njoftimit të ILDKPKI pas kontrollit të plotë të deklaratave të subjektit Agim Isaku dhe korrespondencave të institucioneve publike dhe bankare ka rezultuar mosdeklarim i plotë i pasurisë.
Për këtë shtetas ka rezultuar “Fshehje e transaksionit dhe burimit të krijimit të shumës për blerjen e apartamentit me sip.268m2 dhe çmim 147.000 euro, me adresë në rrugën e Elbasanit, Tiranë’, si dhe fshehje e disa llogarive bankare.
 Po kështu edhe për gjyqtarin Ken Dhima, pas analizimit të gjithë dokumentacionit të administruar në ILDKPKI, ka rezultuar “deklarim i rremë i vlerës së këstit të parë të paguar për blerjen e apartamentit në favor të shoqërisë ndërtuese në shumën prej 2.770.000 lekë. Si dhe mungesa e burimit të krijimit të depozitës prej 1.050.000 lekë nga subjekti, përdorur për blerjen e apartamentit”.
 E njëjta gjë ka rezultuar edhe pas kontrollit të dokumentacionit për gjyqtaren Klorinda Çela.  
“Deklarim i rremë i vlerës së këstit të parë të paguar për blerjen e apartamentit në favor të shoqërisë ndërtuese në shumën prej 2.770.000 lekë. Mungesa e burimit të krijimit të depozitës në Tirana Bank në shumën prej 719.800 lekë nga subjekti, përdorur për blerjen e apartamentit”, thuhet në njoftimin e ILDKPKI.

 

Lexoni më shumë edhe në linkun: http://www.shqiptarja.com/home/1/fsheh-n-pasurin--ildkpki-pa...

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.