Arkiv-Lajme

Pas BBC-së, edhe “Zëri i Amerikës” në gjuhën shqipe drejt mbylljes

Postuar në 26 Mars, 2014 08:36

“Zëri i Amerikës” në gjuhën shqipe duket se do mbyllet. Lajmi bëhet e ditur nga vetë kanali në fjalë, i cili njofton se vendimi ka ardhur si pasojë e prioriteteve buxhetore që ka përcaktuar Bordi i Guvernatorëve për Transmetimet. “Buxheti i vitit 2015 do të eliminojë shërbimet e gjuhëve që transmetojnë programe për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë dhe Serbinë. Shërbimet që transmetojnë për Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Iranin, dhe Uzbekistanin do të reduktohen. Edhe transmetimet për Kubën do të pësojnë shkurtime të mëdha”, njofton “Zëri i Amerikës”.

Angeline Jolie rikthehet në Bosnje-Hercegovinë. Merr pjesë në konferencën mbi rolin e gruas në luftë

Postuar në 26 Mars, 2014 07:33

Aktorja Angeline Jolie do të kthehet sërish në Bosnje-Hercegovinë. Mediat bëjnë të ditur se ajo do të jetë të premten në Sarajevë për të marrë pjëesë në konferencën mbi rolin e gruas në luftë. Jolie ka konfirmuar se do të vizitojë edhe Srebrenicën, vendin që i dha shtysë filmit “Blood and Honey”, por edhe vendi simbol i krimeve të luftës në ish-Jugosllavi.

s.z 

Ndryshime në Kodin Penal. Do të penalizohen edhe ata që shesin në mënyrë të paautorizuar, ose rishesin kartat e telefonëve celularë

Postuar në 26 Mars, 2014 07:17

Qeveria ka miratuar sot disa ndryshime në Kodin Penal që lidhen me vepra të tilla si posedimi i lëndëve plasëse, shitjen e paautorizuar apo rishtijen e kartave të telefonëve celularë, shkleljet e rregullave të qarkullimit rrugor, apo edhe vjedhjen e energjisë elektrike. Këto i ka bërë të ditura ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë. Bie në sy ndëshkimi për rishtijen e kartave të celularit, e cila është ndër të tjera edhe nnjë mjet për depozitim të dhënash dhe gjurmim të aktivitetit komunikues të shtetasve.

Reforma, mosha e daljes në pension do të rritet. Por ministri Veliaj deklaron se kjo nuk prek ata “që janë në prag të daljes në pension”

Postuar në 26 Mars, 2014 05:44

Qeveria duket se është e vendosur të realizojë reformën e pensioneve e cila kryesisht konsiston në rritjen e moshës. Ose më mirë, ka si masë me më shumë ndikim pikërisht këtë element. Kjo masë u kërkua edhe nga partnerët ndërkombëtarë të qeverisë, që sugjeruan moshën 67 për meshkujt dhe 64 për femrat, si afat për pensionim. Por ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj deklaroi sot se kjo masë nuk prek ata që janë në prag të daljes në pension. “S’do të ketë rritje të moshës për ata që janë në prag të daljes në pension. Reforma duhet të ishte realizuar më përpara.

Balkanweb.com: "Shtabi i FA: Gërveni, kthehu në atdhe ose do ndiqesh penalisht!"

Postuar në 26 Mars, 2014 05:41

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, sqaroi dje për publikun kërkesën e saj, drejtuar Presidentit të Republikës për largimin e kundëradmiralit Kristaq Gërveni nga posti si atashe i Shqipërisë në NATO. Ajo deklaroi se nuk i ka marrë asnjë kompetencë kreut të shtetit, edhe pse ky vendim shënoi përplasje mes dy institucioneve.

Koha kur filloi ndarja e Mitrovicës. Mediat kosovare publikojnë video të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Postuar në 26 Mars, 2014 05:29

Në Kosovë është publikuar së fundmi një video që lidhet me ngjarjet e Miterovicës të vitit 1999. Aty jepen pamje të kryeministrit aktual Hashim Thaçi, i cili i shoqëruar nga Kadri Veseli, numri dy i PDK-së, asokohe kreu i Shërbimit Informativ të Kosovës, që përpiqen të qetësojnë protestën e stafit të spitalit të Mitrovicës, që përpiqej të shkonte në punë. “Ky është një nga momentet me të cilën edhe fillon ndarja e qytetit të Mitrovicës”, -shkruan gazeta “Zëri”.

Gjysma e shqiptarëve, në burg për energjinë elektrike sipas sanksioneve të reja

Postuar në 26 Mars, 2014 05:05

Nëse vjedh energjinë më shumë se një herë dënohesh deri në tre vjet, por nëse vjedh energjinë për qëllime biznesi, masa e dënimit do të jetë deri në 5 vite burgim. Këto janë propozimet që Ministria e Energjetikës në bashkëpunim me Ministrinë e  Drejtësisë kanë çuar në qeveri. Dënimi në fakt përfshin vjedhjet në rrjetin e energjisë dhe jo mospagesën në kohë të saj. Propozimet e reja parashikojnë sanksione më të ashpra për ata që vjedhin energjinë më shumë se një herë dhe në bashkëpunim, si dhe për ata që dëmtojnë qëllimisht matësin e energjisë.

Fevziu: Përse nuk duhet të takohen Rama dhe Basha

Postuar në 26 Mars, 2014 03:54

Ndërsa po diskutohet gjerësisht në media për një takim mes kreut të mazhorancës Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, nuk mungojnë as zërat PRO dhe KUNDËR këtij takimi. Gazetari Blendi Fevziu në një shkrim të botuar sot në të përditshmen “Panorama”  dhe të postuar edhe në profilin e emisionit të tij në rrjetin social “Facebook”, del kundër këtij takimi, qëndrim për të cilin jep një serë argumentesh.

Zgjedhjet në Maqedoni, përpjekje për shumicë absolute të së djathtës. “Zhurnal” shkruan se po synohet rishikimi i Marrëveshjes së Ohrit

Postuar në 26 Mars, 2014 03:22

Zgjedhjet e afërta parlamentare në Maqedoni po kontekstualizohen nga subjektet politike sllave si një mundësi për të rishkruar edhe Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2001. “Zhurnal” citon opinionin e një analisti maqedonas, Toni Naunovski në “Dnevnik” sipas të cilit “e djathta maqedonase duhet të fitojë 2/3 e votave me qëllim që të ndryshojë Marrëveshjen e Ohrit”. Aktualisht VMRO-DPMNE ka 62 deputetë, por nëse djathta bashkohet mendohet se mund të arrihet në një shumicë absolute me 82 vende.

Reforma territoriale, bregdeti i Shqipërisë së Mesme do të administrohet nga bashkia e Durrësit?

Postuar në 26 Mars, 2014 03:14

Bashkia e Durrësit mund të marrë në përgjegjësi administrimi të gjithë bregdetin e qarkut përfshirë edhe zonën që sot e mbulon bashkia e Kavajës që është në qarkun e Tiranës. Kështu shkruan gazeta “Shqip” e cila i referohet takimit të djeshëm të ministrit Bledar Çuçi në Durrës ku është trajtuar ideja se ndarja në disa njësi vendore, aktualisht 16, e administrimit të bregdetit nuk rezulton eficiente. Ndonëse nuk ka një variant final zyrtar, mendimi kryesor është që Durrësi të marrë këtë kompetencë, një e drejtë kjo që natyrshëm dikton rishikimin e kompetencave.

s.z

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme