Ndryshime në Kodin Penal. Do të penalizohen edhe ata që shesin në mënyrë të paautorizuar, ose rishesin kartat e telefonëve celularë

Qeveria ka miratuar sot disa ndryshime në Kodin Penal që lidhen me vepra të tilla si posedimi i lëndëve plasëse, shitjen e paautorizuar apo rishtijen e kartave të telefonëve celularë, shkleljet e rregullave të qarkullimit rrugor, apo edhe vjedhjen e energjisë elektrike. Këto i ka bërë të ditura ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë. Bie në sy ndëshkimi për rishtijen e kartave të celularit, e cila është ndër të tjera edhe nnjë mjet për depozitim të dhënash dhe gjurmim të aktivitetit komunikues të shtetasve. Si një e drejtë parësore, është për t’u parë arsyetimi i kësaj mase.
s.z
Add new comment