Gjysma e shqiptarëve, në burg për energjinë elektrike sipas sanksioneve të reja

Postuar në 26 Mars, 2014 05:05

Nëse vjedh energjinë më shumë se një herë dënohesh deri në tre vjet, por nëse vjedh energjinë për qëllime biznesi, masa e dënimit do të jetë deri në 5 vite burgim. Këto janë propozimet që Ministria e Energjetikës në bashkëpunim me Ministrinë e  Drejtësisë kanë çuar në qeveri. Dënimi në fakt përfshin vjedhjet në rrjetin e energjisë dhe jo mospagesën në kohë të saj. Propozimet e reja parashikojnë sanksione më të ashpra për ata që vjedhin energjinë më shumë se një herë dhe në bashkëpunim, si dhe për ata që dëmtojnë qëllimisht matësin e energjisë. Burgu për këta persona do të variojë nga 1 deri në 5 vite. Përballë këtyre propozimeve drastike, kemi faktin që gati gjysma e konsumatorëve shqiptarë nuk e paguajnë energjinë elektrike, si kur lekët janë mbledhur nga shteti, ashtu dhe kur arkëtimi është administruar nga private. Mbledhja e faturave të energjisë është vlerësuar si një nga tri mundësitë që qeveria ka për të kthyer ekonominë e vendit nga rritja. Automatikisht, në një vit do të gjeneroheshin më shumë se 200 milionë euro likuiditet, por sa e mundshme do të jetë aplikimi real i këtyre dënimeve në terren?

Lexoni edhe në: http://mapo.al/2014/03/26/gjysma-e-shqiptareve-rrezikojne-burgun-per-vjedhjen-e-energjise/

a.k

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Gjysma ne burg dhe gjysma roje burgu. Ha,ha,ha.

Submitted by Te shpetojme pr... (not verified) on

Rilindasit jane bindur, me ne fund, se kjo eshte e vetmja menyre

per te kapur ne prove vjedhje/korrupsioni Sali Berishen!!!

Sala vete e burgosi Nedhmije Hoxhen, bashkeshorten e Heroit te Popullit Enver Hoxha, vec per teprim kafesh.

Rilindasit do ta denojne berishen per...perdorim pa licence te energjise elektrike tek Kulla perballe Edit!

Submitted by Anonim (not verified) on

Per sa kohe te kete hajdute lexues dhe te tjere elektriciste interesaxhi te lidhur me personat qe vjedhin, hajduteria nuk zhduket jo me burgim po as me denim me vdekje.E keni kot.Eshte me e kollajte kjo zgjidhje per t'ia lene fajin te tjereve ose askujt, por krejt e lehte mendoj do te ishte verifikimi i faturave te konsumit te energjise me paisjet qe njerezit kane neper banesa p.sh. nje kondicioner me 3 koka si dhe e gjithe industria me lavatrice, furre, sobe gatimi apo te tjera te mbledhura bashke nuk besoj se bejne 700 leke (te vjetra keto).Po te doni, vetem keshtu mund te verifikoni konsumin e familjeve.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Filloni nga ndertimi i burgjeve sa me shpejt, ndryshe do te behet problem mbipopullimi i burgjeve.....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.