Fevziu: Përse nuk duhet të takohen Rama dhe Basha

Postuar në 26 Mars, 2014 03:54

Ndërsa po diskutohet gjerësisht në media për një takim mes kreut të mazhorancës Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, nuk mungojnë as zërat PRO dhe KUNDËR këtij takimi. Gazetari Blendi Fevziu në një shkrim të botuar sot në të përditshmen “Panorama”  dhe të postuar edhe në profilin e emisionit të tij në rrjetin social “Facebook”, del kundër këtij takimi, qëndrim për të cilin jep një serë argumentesh.

“Historia politike post komuniste shqiptare ka shënuar një seri takimesh të tilla. Takime që, më shumë se sa bashkëpunimin dhe dialogun si koncept të shoqërisë, kanë nxitur filozofinë e liderëve që në rolin e Mujit dhe Halilit, takohen dhe përplasin kryet për të sheshuar problemet mes tyre. Por problemet nuk janë probleme të liderëve por probleme të shoqërisë. Nuk besoj që Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë ndonjë problem personal mes tyre. Në rrethana të tjera mund të kishin qenë edhe dy çuna të mirë, që mund të uleshin për të folur apo për të kthyer ndonjë gotë birrë të ftohtë. Por sot ata përfaqësojnë dy filozofi politike që janë shumë larg njëra tjetrës. Dhe që nuk mund të përafrohen me takimin e dy liderëve, por me ndryshimin e filozofisë së forcës politike që drejtojnë në rradhë të pare” shkruan Fevziu. Ndër të tjera, ai argumenton se aktualisht një takim Basha – Rama do të shërbente vetëm dhe thjeshtë si një reklamë mediatike, më së shumti për Ramën, por pse jo edhe për Bashën.

Sipas Fevziut, ky takim do t’i shërbente  Ramës për të dëshmuar se është një lider ndryshe, që konsultohet me opozitën edhe pse i ka numrat në Kuvend ndërsa Bashës do t’i shërbente si rikonfirmim për rolin e tij si kryetar i Partisë Demokratike. “Do të ngjiteshin të dy një vitrinë të bukur prej nga do shijonin kuriozitetin mediatik dhe vëmendjen e shoqërisë, por që në thelb nuk do të zgjidhnin asgjë. Ramës takimi do t’i shërbente për të dëshmuar stilin e një lideri ndryshe; të një lideri që në kontrast me Berishën e para një viti, edhe pse i ka numrat të plotë, konsultohet me opozitën; do t’i shërbente për t’i dëshmuar Brukselit se palët janë ulur të gjejnë një zgjidhje edhe pse zgjidhja në vetvete nuk ndryshon filozofinë e marrëdhënieve pozitë – opozitë. Bashës mund t’i shërbente si një rikonfirmim në rolin e tij si Kryetar i Partisë Demokratike, së paku mediatikisht dhe në krijimin e një ideje që ai është vendimmarrësi real në atë parti. Por nuk mendoj se Basha ka nevojë të luftojë me paranojat që mund të ekzistojnë në media apo edhe në forumet drejtuese të partisë së tij” vijon Fevziu.

Në rast se takimi do të synonte trajtimin e një pakete për përmirësimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve pozitë-opozitë, sipas Fevziut, atëhere çështja do të ndryshonte pasi do të ishte një tentativë reale që synon zgjidhjen e thelbit të konfliktit dhe jo një detaj të tij siç është reforma territoriale. “Nëse reforma territoriale duhet bërë, nëse ajo i shërben vendit, atëherë palët s’kanë nevojë të takohen as me 4 dhe as me 8 palë sy. Nëse gjykojnë që i duhet Shqipërisë mund ta bëjnë pa shou” shkruan më tej Fevziu.

Analiza e plotë: https://www.facebook.com/pages/OPINION-TV-KLAN/41211432197

k.k

Comments

Submitted by Animus (not verified) on

Eshte qesharake dhe madje hipokrite qofte ajo qe thote Qerozi I Bishës (ne fakt I çdo padroni te rradhes - siç ishte I Tosit pardje) qofte edhe publikimi I ketij palo hartimi nga mediat te tjera (perveç Panorames qe Mesa duket e ka perzgjedhur Fevzen si opnionist/analesh).
S'mund te merresh seriozisht me kete sharlatan... Por une mendoj se ai ka te drejte kur thote se Rama e Basha nuk duhen takuar.....une them madje qe nuk duhen takuar asnjehere e per asnje aresye. Ne vend te takimeve - le te shkojne per debat tek Opinioni I Qerozit, madje ta bëjnë kete rregullisht, per javë. Keshtu kemi rastin te shohim me shpesh edhe Qerozin, edhe Sandrit dhe xhepit te Fevzës I behet mire, edhe Poplli gezohet e lumturohet kur shikon "debatet" e qerozit te QENEFI I Sandrit.
Une them qe edhe debatin Obama vs. Putin mbi Krimenë ta drejtoje Qerozi mendjendritur.
Se fundi shyqyr zotit që askush nuk i merr per bazë sugjerimet e mrekullueshme te Fevzës (ndoshta Bisha ne ndonje rast!!!) pasi keshtu I rritet edhe me shume vlera mendimeve dhe ideve largpamesese te ketij geniu te gazetarise shqiptare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.