Zgjedhjet në Maqedoni, përpjekje për shumicë absolute të së djathtës. “Zhurnal” shkruan se po synohet rishikimi i Marrëveshjes së Ohrit

Postuar në 26 Mars, 2014 03:22

Zgjedhjet e afërta parlamentare në Maqedoni po kontekstualizohen nga subjektet politike sllave si një mundësi për të rishkruar edhe Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2001. “Zhurnal” citon opinionin e një analisti maqedonas, Toni Naunovski në “Dnevnik” sipas të cilit “e djathta maqedonase duhet të fitojë 2/3 e votave me qëllim që të ndryshojë Marrëveshjen e Ohrit”. Aktualisht VMRO-DPMNE ka 62 deputetë, por nëse djathta bashkohet mendohet se mund të arrihet në një shumicë absolute me 82 vende. Vënia e theksit në këtë drejtim flet për dështimin relativ të bashkëjetesës sociale dhe politike me  shqiptarët, partitë e të cilëve, edhe kështu, raportohet se deri më sot nuk kanë arritur të imponojnë zbatimin e plotë të marrëveshjes në fjalë.

http://www.zhurnal.mk/content/?id=14326917416

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.