Arkiv-Lajme

Erdoganit i ikën zëri, qytetarët e kthejnë në personazh qesharak në Twitter

Postuar në 27 Mars, 2014 14:23

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka vënë një bast të fortë duke thënë se do të japë dorëheqjen nëse partia e tij nuk fiton zgjedhjet lokale, që do të mbahen këtë fundjavë.

Por, turqit tashmë e kanë kthyer në një personazh talljesh kryeministrin e tyre. Kjo pas fjalës së mbajtur në një takim elektoral në Van (vend në lindje të Turqisë), ku zëri i tij ishte shumë i lartë. Komentuesit në Twitter thonë se ai ka marrë helium.

Thaçi për Reuters: S’kemi kërkuar kurrë të braktisim një vend dhe t’i bashkohemi një vendi tjetër (?)

Postuar në 27 Mars, 2014 13:50

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për “Reuters”, ka folur për krahasimin e Krimesë me Kosovën.

Rusia duhet të ndalojë së përdoruri çështjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia për të justifikuar inkursionin në Krime sepse këto dy raste nuk mund të krahasohen, thotë Thaçi.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka kritikuar vendet perëndimore për atë që ai e quan hipokrizi, duke thënë se ata kanë mbështetur të drejtën e Kosovës për vetëvendosje dhe pavarësi nga Serbia, por tani i mohojnë të drejtën Krimesë për t’u shkëputur nga Ukraina.

Ermira Mehmeti: Ka mes burrave shërbëtorë të dreqit e të birit që nuk gjejnë rehat kur një grua i superon intelektualisht

Postuar në 27 Mars, 2014 13:45

Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së së Ali Ahmetit, dhe kandidate për t’u rizgjedhur, është ndodhur kohët e fundit në një sulm të organizuar në mediat online e off-line me logjikë seksiste e patriarkale (kjo lihet të kuptohet nga një intervistë që asaj ia ka marrë Gazeta Express), dhe me tonin e përdorur ka dashur të tregojë se nuk shkurajohet në betejën e saj. Ja se çfarë thotë ajo:

Lunaçek në Kosovë për rolin e gruas. Një vërejtje për shaminë. “Është për t’i nënshtruar gratë. Edhe në katolicizëm e kanë këtë”

Postuar në 27 Mars, 2014 13:11

Eurodeputetja Ulrike Lunacek ndodhet në Kosovë ku po merr pjesë në aktivitet e Javë së Gruas, të organizuara rreth temës: “Roli i gruas në integrimet evropiane”. Ajo ka vlerësuar progresin e bërë në Kosovë në këtë drejtim, por ka theksuar se përqindja e pjesëmarrjes së gruaj në jetën politike dhe publike duhet të jenë edhe më të mira.  Mirëpo faqet online të shqiptarëve në Maqedoni përcjellin një element që duket se ka tërhequr vëmendjen. Kështu Lunaçek ka dalë me opinionin se “shamia brenda fesë, është për t’i nënshtruar gratë, për t’ i vendosur në një rang më të ulët.

Një film për mbipopullimin e botës. Shkak problemesh apo skenar i qëllimshëm? Regjisori austriak Boote mendon se është ky i dyti

Postuar në 27 Mars, 2014 12:20

“Population brom”, kështu quhet filmi i regjisorit austriak Werner Boote dhe flet për mbipopullimin e botës dhe pasojat e saj mbi burimet e nevojshme për të jetuar. Pyetja që shtron regjisori është thelbësore: “A jemi vërtet kaq shumë? Nëse është kështu, cili është i tepërt?”. Deutsche Welle që shkruan për këtë temë citon Booten që të ketë arritur në një tjetër përfundim. “Unë nuk gjeta askënd që të përgjigjej seriozisht dhe pa përçmim ndaj njerëzve lidhur me këto pyetje.

Projektligji për legalizimet: Legalizohen ato objekte që janë ndërtuar deri më 15 janar 2009

Postuar në 27 Mars, 2014 11:16

Dje kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli në takimin me banorët e Paskuqanit për çështjen e legalizimeve. Një lajm me rëndësi, e të cilin të gjitha mediat e përcollën si titull kryesor duke vënë theksin te shifra prej 200 mijë familjesh që përfitojnë, të cilën sot kreu i Agjencisë së Legalizimit Urbanizimit të Zonave Informale, Artan Lame e ka korrigjuar në 250 000(http://vizionplus.al/legalizimet-kush-perfiton/).

Analistët, të ndarë për takimin Rama-Basha. Lela, Zheji, Vasjari, Fevziu, Minxhozi dhe Baze, “pro” dhe “kundër” takimit

Postuar në 27 Mars, 2014 11:05

Letërkëmbimi publik mes kreut të mazhorancës dhe atij të opozitës, rreth një takimi të mundshëm për të diskutuar mbi reformën territoriale, ka ndarë në qëndrime të ndryshme analistët e medias shqiptare. Pak ditë më parë, Alfred Lela shkruante te “Mapo” rreth këtij takimi, duke mbështetur tezën se Basha duhej t’i thoshte “PO” takimit të kërkuar nga Rama.

Turqi, rikthehet “Twitter”, por ikën “Youtube”

Postuar në 27 Mars, 2014 09:15

Erdogani do të bllokojë me çdo kusht një faqe interneti që ka burimin nga Perëndimi. Duket si obsesion me armiqtë e jashtëm, pasi vetëm një ditë pasi gjykata në Turqi refuzoi kërkesën e kryeministri për bllokimin e Twitter-it, autoriteti shtetëror i telekomunikacioneve kanë vendosur të bllokojnë Youtube. Në fakt ka disa kohë që regjistrime të Erdoganit në biseda të sikletshme janë hedhur në këtë faqe, por me këtë ritëm i bie që dikur kryeministri të heqë internetin fare.

Obama në Itali: “Përfshirja jonë në Mesdhe do të rritet. Italia lider në këtë hapësirë”

Postuar në 27 Mars, 2014 08:54

Presidenti amerikan Barak Obama ndodhet në Itali ku është takuar thuajse me të gjithë drejtuesit kryesorë të institucioneve. Mediat italiane i japin më shumë rëndësi takimit me Papa Françeskun, një figurë me peshë përherë e më shumë në rritje. Mandej zënë vend lajmet për takimin me presidentin Napolitano dhe kryeministrin Renzi. Ndërkohë “Corriere della sera” i ka marrë Obamës një intervistë në të cilën zë një vend jo pa rëndësi angazhimi i SHBA-së në Mesdhe dhe projektimi i Italisë në këtë zonë.

Edhe njëherë me ethet e statistikave. Drejtori i Shërbimit të Punësimit deklaron rritje të punësimeve

Postuar në 27 Mars, 2014 08:26

Kryeministri aktual Edi Rama ka disa kohë që preferon të artikulojë si arritje numrin e të punësuarve në këto pak muaj që ai drejton qeverinë. Flitet për 1090 të punësuar vetëm nga Zyrat e Punës dhe një fakt të tillë e konfirmon edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Genci Kojdheli në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare. Madje Kojdheli shton se në Qendrat e Trajnimit Profesional po regjistrojnë 10-fishim të aplikantëve që arrijnë 200-300 në muaj. Për Kojdhelin, por edhe Ramën, është konsideruar arritje edhe hapja e Zyrave të Punës në mbarë vendin.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme