Obama në Itali: “Përfshirja jonë në Mesdhe do të rritet. Italia lider në këtë hapësirë”

Presidenti amerikan Barak Obama ndodhet në Itali ku është takuar thuajse me të gjithë drejtuesit kryesorë të institucioneve. Mediat italiane i japin më shumë rëndësi takimit me Papa Françeskun, një figurë me peshë përherë e më shumë në rritje. Mandej zënë vend lajmet për takimin me presidentin Napolitano dhe kryeministrin Renzi. Ndërkohë “Corriere della sera” i ka marrë Obamës një intervistë në të cilën zë një vend jo pa rëndësi angazhimi i SHBA-së në Mesdhe dhe projektimi i Italisë në këtë zonë. “E kam thënë shpesh që situata në botë është më e mirë kur numri i vendeve që kontribuojnë për të garantuar kushtet e paqes dhe sigurisë në nivel ndërkombëtar është më i madh. Për këtë arsye ne vijojmë ta mirëpresim lidershipin e Italisë në Mesdhe...Për sa i përket prezencës së SHBA-ve në Mesdhe dua të jem shumë i qartë: nuk jemi aspak duke menduar për të reduktuar prezencën. Përkundrazi, përfshirja jonë në Mesdhe po rritet...”, ka thënë ndër të tjera Obama.
http://www.corriere.it/cronache/14_marzo_27/obama-il-papa-ci...
s.z
Add new comment