Projektligji për legalizimet: Legalizohen ato objekte që janë ndërtuar deri më 15 janar 2009

Dje kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli në takimin me banorët e Paskuqanit për çështjen e legalizimeve. Një lajm me rëndësi, e të cilin të gjitha mediat e përcollën si titull kryesor duke vënë theksin te shifra prej 200 mijë familjesh që përfitojnë, të cilën sot kreu i Agjencisë së Legalizimit Urbanizimit të Zonave Informale, Artan Lame e ka korrigjuar në 250 000(http://vizionplus.al/legalizimet-kush-perfiton/). Një pikë me rëndësi është fakti se projektligji parashikohet të zbatohet vetëm “për objektet e ndërtuara pa leje deri më 15.1.2009, pavarësisht nëse ato kanë funksion banimi, veprimtarie ekonomike apo funksione të tjera social-kulturore, të ndërtuara dhe që disponohen nga individë apo persona juridikë të regjistruar. Këtu përfshihen dhe ndërtimet pa leje, për të cilat subjektet nuk kanë kryer procedurën e vetëdeklarimit për legalizim, sipas afateve të përcaktuara në këtë ligj”(http://kryeministria.al/al/newsroom/projekt-ligj/projektligje-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-dates-26-mars-2014&page=1). Ndërkohë vetëm për periudhën qershor-korrik 2013 thuhet se janë ndërtuar 22 570 objekte të reja. Gjithsesi në këtë pikë ligji kërkon një interpretim.
s.z
Add new comment