Arkiv-Lajme
PD: Lame i dha truall hotel “Diplomat-it”
Partia Demokratike ka denoncuar sot një veprim korruptim të kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame. Sipas partisë kryesore opozitare, Lame ka kaluar në pronësi të hotelit një sipërfaqe prej 372 metra katrorë toke në një kohë që në këtë truall nuk ka ndërtim pa leje.
Deklarata
Gaztori Lame po bën shfaqje të gjata për të argëtuar shefin e tij, por nuk thotë asgjë për vendimin që ka marrë me 14 shkurt, ku për motive të pastra përfitimi, ka bërë një subjekt privat pronar të një trualli në mes të Tiranës.
Terroristi shqiptar që vrau policët turq ka studiuar në Medresenë e Tiranës
Një prej tre terroristëve shqiptarë të cilët vranë policët turq disa ditë më parë ka qënë student në Medresenë e Tiranës. Muhamed Zekiri 18 vjeç ka kryer në Medresenë e Tiranës studimet për Teologji. Muhamed Zekiri i lindur në vitin 1995, disa herë kishte udhëtuar drejt Sirisë, ndërsa për herë të parë ishte në vitin 2011 dhe se atje kishte qëndruar më shumë se një vit.
Kryeministri Rama: Do bëhem baba, fëmijën me Lindën e donim të dy
Kryeministri Edi Rama shprehu dje publikisht për herë të parë gëzimin, me të cilin ai po pret trashëgimtarin e ardhshëm. Duke folur në intervistën e tij në “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në TV Klan, Rama se nuk kishte preferenca për djalë apo vajzë.
Blendi Fevziu: Në jetën tuaj po vjen një fëmijë. Doja të dija më shumë, ishte vendim? Donit që të kishit një fëmijë ?
Një 14-vjeçar i tregon qeverisë amerikane se si të kursejë 234 mld $ në vit
Një studim i publikuar nga një student 14 vjeç, tregon se si qeveria federale në SHBA dhe qeveritë e shtete brenda saj, mund të kursejnë 234 milionë dollarë në vit me një veprim shumë të thjeshtë.
Bëhet fjalë për ndryshimin e germave në dokumentet e printuara. Suvir Mirchandani thotë se, “Garamond” është germa më eficente për printim dhe ky font, ai, rekomandon që të përdoret nga administrata.
Nëse hiqet dorë nga përdorimi i “Times New Roman” dhe “Century Gathic”, dhe përdoret “Garamond” mund të kursehet më shumë se 29% nga boja e printerit.
Në Kosovë po hartohet Fjalori Enciklopedik. Por Qosja i thotë ‘jo’ in advance përfshirjes së emrit të tij në të
Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës ka menduar të hartojë një Fjalor Enciklopedik të Kosovës. Një fjalor i tillë ka munguar, dhe kjo është sprova e parë që bëhet në këtë drejtim, por dikush ka arsye ta paragjykojë qysh në start. Është Rexhep Qosja që hedh dyshime, duke e quajtur vepër politike të LDK-së. E për këtë arsye ai ka kërkuar që emri i tij të mos përfshihet në artikujt e kësaj Enciklopedie. Ka dërguar një letër për gazetat, dhe aty shpjegon në detaje motivet e këtij refuzimi.
Burgjet të mbushura me të sëmurë mendorë
Mbipopullimi i paraburgimeve dhe i burgjeve me persona që kanë probleme të shëndetit mendor, e ka detyruar qeverinë të ngrejë një spital më vete për trajtimin e këtij kontigjenti.
Kjo godinë që deri dje ka shërbyer si bazë e regjimentit të kimisë ushtarake do të jetë streha e re e të gjithë atyre që kanë edhe probleme mendore, por edhe problem me drejtësinë.
Në këtë godinë së shpejti do të ngrihet spitali i psikiatrisë ligjore. Ministri, Ilir Beqja, u shpreh mbi nevojën që kanë këta persona për të qëndruar dhe për t’u trajtuar në një spital.
Moore takon të mërkurën Ramën dhe Bashën
Në një kohë kur në Shqipëri zien debati politik për reformën territoriale dhe mundësinë e një takimi Rama-Basha, zbarkon në Tiranë një prej zyrtarëvë të angazhuar direkt për Shqipërinë, Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në DASH, Xhonatan Moore.
Zyrtari i lartë amerikan pritet të mbërrijë në Tiranë të martën pasdite dhe të mërkurën do të ketë takime me krerët kryesorë të politikës, për të konkluduar më pas në një konferencë për mediat,
“Ora News” raporton se ky takim do të mbahet në rezidencën e ambasadës së SHBA në vendin tone.
Paskal Milo në krye të reformës për shkencën
Është ngritur Komisioni i Ekspertëve për reformën në sistemin e shkencës. Kjo me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Komisioni do të kryesohet nga profesor Paskal Milo dhe në përbërje ka 11 anëtarë që do të ushtrojnë aktivitetin për një afat të pakufizuar.
Komisioni do të raportojë mbi ecurinë e punës, propozimet dhe rekomandimet në mënyrë periodike tek kryeministri dhe ministria e Arsimit, raporton “Shqiptarja.com”.
PROFIL / Stoltenberg, kreu i ri i NATO-s që dikur kërkonte daljen e Norvegjisë nga aleanca
AFP
Basha për TV Klan: Rama refuzon konsensusin
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thote se lideri i mazhorancës nuk ofron konsensus për reformën territoriale. Basha shprehet se letërkëmbimi mes tyre “shërbeu për t’i dhënë fund demagogjisë se opozita refuzon konsensusin”.
“Opozita nuk mund të refuzojë diçka që nuk i është dhënë dhe me sa duket diçka që shumica nuk ka ndërmend ta japë. Pra është z. Rama që refuzon konsensusin për reformën territoriale-administrative. Opozita e kërkon konsensusin për reformën territoriale-administrative, sepse këtë e kërkon standardi 23 vjeçar i kësaj reforme”, tha kreu i PD-së.