Terroristi shqiptar që vrau policët turq ka studiuar në Medresenë e Tiranës

Postuar në 29 Mars, 2014 03:13

Një prej tre terroristëve shqiptarë të cilët vranë policët turq disa ditë më parë ka qënë student në Medresenë e Tiranës. Muhamed Zekiri 18 vjeç ka kryer në Medresenë e Tiranës studimet për Teologji. Muhamed Zekiri i lindur në vitin 1995, disa herë kishte udhëtuar drejt Sirisë, ndërsa për herë të parë ishte në vitin 2011 dhe se atje kishte qëndruar më shumë se një vit. Ai gjithashtu kishte udhëtuar shpeshherë në destinacionin Ohër -Tiranë.  Ai është me shtetësi gjermane dhe babai i tij Nimetulla Imeri ka humbur jetën vitin e kaluar në Siri përkrah forcave xhihadiste kundër regjimit të Bashar al-Assad. Benjamini përdor mbiemrin Hu, pasi nëna e tij është me origjinë kineze, por me përkatësi fetare myslimane.

Mediat në Maqedoni shkruajnë se nga Myftinia e Ohrit, ku jeton familja e 18 vjeçarit, theksojnë se nuk kanë shumë njohuri për Muhamedin, sepse nxënësit që shkojnë për të studiuar në Medresenë e Tiranës këtë e bëjnë në mënyrë private dhe pa asnjë ndërhyrje apo regjistrim të bërë nga institucionet fetare të Maqedonisë. Familja e tij është mbyllur në shtëpinë e tyre dhe nuk ka asnjë lëvizje.  Zëdhënësi i MPB-së në Shkup, Ivo Kotevski, ka deklaruar se 18 vjeçari ka shkuar në Siri dy vjet më parë dhe se ka qenë pjesë e grupeve xhihadiste. Tre shqiptarët që kryen aktin terrorist në Turqi ndaj 3 punonjësve të policisë janë  Muhamed Zekiri, 18 vjeç nga Ohri, Bunjamin Imeri nga fshati Gërçec i Shkupit dhe Qëndrim Ramadani nga Kosova, autorë të vrasjes së 3 punonjësve të policisë turke.

 

S.S

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.