Arkiv-Lajme

Atentatori vetëvrasës në Irak që mori 52 jetë ushtarësh, Blerim Demiri nga Ferizaj

Postuar në 01 Prill, 2014 04:58

Është zbardhur emri i atentatorit vetëvrasës nga Kosova, i pari shqiptar që ka ndërmarrë aksione të këtij lloji në Irak. Ai është Blerim Demiri nga Ferizaj, i cili ka kryer sulmin kamikaz ndaj ushtrisë irakiane, ku humbën jetën 52 ushtarë irakianë . Lajmin e ka bërë të ditur organizata pjesë e të cilit ishte edhe Demiri, “ISIF”. Lajmi është publikuar nga KTV-ja në Kosovë. Forumet myslimane në internet e kanë identifikuar këtë person si Blerim Demiri nga Ferizaj. Organizata pjesë e të cilit ishte vetë ai, thotë se Demiri ishte nga Kosova. Demiri kishte pseudonimin “Abu Khabab Al Kosovo”.

Detaje shokuese: Karelit i kanë shkulur zemrën. SMS-ja: “U dhashë 60 mijë euro për tre ditë leje, më mashtruan”

Postuar në 01 Prill, 2014 02:59

Detaje të reja mbi prapaskenat që sollën vrasjen e të burgosurit shqiptar Ilir Kareli (Kudret Kume) në Greqi. “Gardianin që i kisha dhënë 60 mijë euro që të më rregullonte tri ditë leje e vrava aksidentalisht. Kisha një lugë që e kisha bërë si thikë. Unë e qëllova për ta trembur, për ta çarë, por goditja e mori keq dhe ai vdiq. Mua tashmë do të më vrasin, s’më lënë të gjallë”. 

Ngjela njofton nisjen e "lëvizjes antikorrupsion”: Dua të krijoj një lëvizje si ajo për armët kimike

Postuar në 31 Mars, 2014 16:13

Spartak Ngjela njofton nismën më të re të tij për krijimin e një lëvizje antikorrupsion në Shqipëri. I ftuar në "Opinion”, Ngjela tha se takimi i një ditë më parë me Kreshnik Spahiun e Aleancës Kuqezi nuk ka si qëllim lidhjen e një aleance politike por nisjen e një serie takimesh, me qëllim bashkimin e sa më shumë faktorëve në këtë lëvizje.

Franca me kryeministër të ri. Media franceze e cilëson si “djathtisti i së majtës” ndërsa ajo italiane si “Renzi francez”

Postuar në 31 Mars, 2014 15:19

Ndërrim kryeministri në qeverinë e Francës. Është lëvizja e parë e Presidentit Francois Hollande pas disfatës në zgjedhjet administrative, me triumfin e së djathtës dhe humbjen e 15 qyteteve. Në vend të kryeministrit aktual Jean-Marc Ayrault, që është dorëhequr pasdite sëbashku me të gjithë kabinetin, do të jetë Manuel Valls, për momentin Ministër i Brendshëm. Ky është lajmi i dhënë nga vetë Presidenti francez në mbrëmje.

Përveç Sirisë, shqiptarët luftojnë edhe në Irak. Zbulohet kamikazi nga Ferizaj, njofton “Zëri”

Postuar në 31 Mars, 2014 15:02

Një shqiptar nga Kosova dyshohet se është vrarë si pjesëmarrës në një sulm terrorist në Irak ku të dielën janë  vrarë 12 persona, thotë gazeta e Prishtinës “Zëri”. Gazeta u referohet mediave arabe, sipas të cilave ai është me prejardhje nga Kosova, rajoni i Ferizajt por ende nuk është konfirmuar identiteti i vërtetë i sulmuesit vetëvrasës. Kosovari është pjesë e ushtrisë “Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit”.

Pas sqarimit të ALUIZNI-t për “Diplomatin”, do të duhej një përgjigje nga PD: Përse 140 subjekte u lanë “varur”?

Postuar në 31 Mars, 2014 13:23

Disa denoncime të njëpasnjëshme të opozitës për emërime problematike të mazhorancës së majtë, janë përshëndetur nga opinioni publik (paçka se ka akuza që këto info mbi të emëruar me kartela penale të papastra i jepen PD-së ngë SHISH, por kjo pak rëndësi ka). Në këtë vazhdë denoncimesh, ishte dhe akuza e artikuluar nga Partia Demokratike, sipas të cilës drejtoria e ALUIZNI-t dhe konkretisht drejtuesi i saj, Artan Lame i kishte dhënë hotel ‘Diplomatit’ 372 metra katrorë tokë duke ja hequr të drejtën e pronësisë një familjeje tiranase.

Zgjedhjet presidenciale ukrainase, përcaktohen garuesit kryesorë. Favorit është biznesmeni Poroshenko

Postuar në 31 Mars, 2014 11:54

Janë përcaktuar lojtarët kryesorë të zgjedhjeve presidenciale ukrainase të 25 majit. Nga krahu anti-rus, Julia Timoshenko dhe Petro Poroshenko janë dy kandidatët kryesorë, ku Poroshenko është një prej nxitësve të parë të protestave të sheshit Maidan. Ai mori dhe mbështetjen e ish-kampionit të boksit Vitali Klitshko, që ka tërhequr kandidaturën e tij në momentin e fundit. Sovraniteti kombëtar dhe integriteti territorial janë dy qëllimet kryesore të Poroshenkos, mbi të cilat ka ndërtuar dhe programin e tij.

Tragjedia e të burgosurit shqiptar dhe një shtet që vepron “sy për sy e dhëmb për dhëmb”

Postuar në 31 Mars, 2014 10:18

Dje dhe sot shtypi është marrë gjerësisht me rastin e të burgosurit shqiptar Ilia Kareli i cili pasi ka vrarë një roje të burgut Malandrinos, ka humbur jetën si rezultatet i dhunës së shtruar ndaj tij. Gazeta greke 'To Vima' ka publikuar ekskluzivisht letrën e fundit të shkruar nga Kareli, i njohur në Shqipëri si Kudret Kume. Tronditja psikike duket qartë që kur i burgosuri ia jep pikërisht gardianit që ka vendosur të vrasë.

Pasaktësitë qesharake të Daily Mail për Sazanin dhe acarimi i drejtë i lexuesve të Respublica-s

Postuar në 31 Mars, 2014 08:28

Lajmi i botuar nga tabloidi britanik Daily Mail mbi mundësinë e helmimit nga gazi mustard të marinsëve britanikë në ishullin e Sazanit, teksa niset të përçohet si “skandal”, në fakt ka pasaktësi skandaloze. Fakti që Respublica e pasqyroi pa ndërhyrje këtë njoftim, ka sjellë reagimin e lexuesve. Me të drejtë, por nga ana tjetër qëllimi ishte të tregohej se raportime sipërfaqësore e qesharake gjen rëndom edhe në media perëndimore, aq më tepër në gazeta që marrin përsipër material për të cilat s’kanë as këllqe, as informacion.

Analiza e CIA-s: Shqipëria më e varfra në Ballkan (veç Kosovës). GDP-ja për frymë, 8200 USD

Postuar në 31 Mars, 2014 08:01

Po bën xhiron e medias online renditja që Agjencia Amerikane e Inteligjencës, CIA, në analizën e saj për vitin 2013, ka bërë për Shqipërinë. Vendi ynë renditet i 131-ti mes 228 shteteve, përsa i përket produktit të brendshëm bruto. Sipas raportit të CIA-s, produkti bruto i brendshëm për frymë në Shqipëri është rreth 8.200 dollarë, një nivel ky pothuajse i njëjtë me vende afrikane të botës së tretë si Namibia e Tongo. Për këtë shkak raporti i CIA-s e klasifikon vendin tonë si një ndër më të varfrit në Evropë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme