Arkiv-Lajme

5 vjet në NATO. Presidenti prek çështjen e Krimesë gjatë pritjes. Ambasadori rus largohet nga salla

Postuar në 02 Prill, 2014 02:50

Qëndrimi i institucioneve shqiptare reth krizës në Krime ka provokuar një situatë jo shumë të këndshme dje në pritjen e Presidentit me rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në fjalën e vet, Presidenti i Republikës Bujar Nishani nuk ka shmangur edhe çështjen e Krimesë duke nënvizuar se krahasimi që pala ruse bëri me Kosovën ishte “një përpjekje e dobët”. Siç njofton “Gazeta Shqiptare”, kaq ka mjaftuar që ambasadori rus në Shqipëri, Leonid Abramov, i pranishëm në ceremoni të lërë sallën.

Bosi shqiptar i floririt, Zvicra vendos sekuestro për 155 milionë euro vlerë

Postuar në 01 Prill, 2014 16:24

Për herë të parë në historinë e çështjeve penale të Zvicrës është vendosur një sekuestro prej 155 milionë eurosh ndaj një shqiptaro-zviceriani, Petrit Kamatës, të të ashtuquajturit "Bos i bosëve të floririt". Gjykata Penale zbatoi kërkesën e gjyqësorit italian, i cili kërkonte që të bllokohej pasuria e 66-vjeçarit Petrit Kamata, pas hetimit të vilës “Fort Knox”, e cila vlente 188 milionë euro. Hetimet për vilën nisën pasi aty mendohej se gëlonte kontrabanda e arit dhe argjendit, drejtuar nga qytetari zviceran me origjinë nga Shqipëria.

Champions League spektakolar, por pa fitues në ndeshjet e para

Postuar në 01 Prill, 2014 16:11

Në dy çerekfinalet e para të Champions League, pati gjithçka por fituesi mungoi, pasi dy ndeshjet në Spanjë dhe në Angli përfunduan në barazim 1-1. Manchester United ka rezultuar një i pakapërcyeshëm për Guardiolën dhe Bajernin e Mynihut, megjithë problemet e anglezëve. Manchester United ka luajtur në mënyrë të barabartë me kampionët e Evropës duke e vendosur shumë herë në vështirësi. Në pjesën e dytë, pas disa tentativave anglezët shënojnë me Vidiç në të 58’. Gjermanët nuk pajtohen me rezultatin dhe barazojnë në të 67’ me Schëeinsteiger.

Vuçiç në DW: Serbët dhe shqiptarët duan paqe dhe punë. S’do dëgjoni nga unë ndonjë fjalë të keqe

Postuar në 01 Prill, 2014 12:43

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka dhënë një intervistë të zgjeruar për Dojçe Vele-n. Ish radikali tashmë i moderuar 180 gradë, ka folur edhe për Kosovën dhe marrëdhëniet me Hashim Thaçin. Ja ç’thotë ai:

Kosovari merr peng stuardesën e linjës Mynih-Budapest, iu refuzua azili gjerman

Postuar në 01 Prill, 2014 11:54

Një kosovar me emrin Muslim H. sipas mediave gjermane ka marrë peng një aeroplan me 75 udhëtarë në bord, të nisur nga Mynihu drejt Budapestit, pasi kundërshtonte largimin e tij nga Gjermania.

Kërkesa e ILDKP-së për kontrollin e pasurisë së pedagogëve të universitetit publik ngjall debat. A quhen ata “zyrtarë shteti”?

Postuar në 01 Prill, 2014 10:09

Nuk ka ndodhur më parë dhe çështje ka shkaktuar debate. Instituti i Lartë i Deklarimit e Kontrollit të Pasurive(ILDKP) u ka kërkuar drejtuesve të universiteteve dhënien e autorizimit për kontrollin e pasurive e të dhënave personale të stafeve pedagogjike të arsimit të lartë. Autorizimi duhet të firmoset brenda afatit, në të kundërt ligji parashikon ndërmarrjen e sanksioneve ndaj moszbatuesve të tij, sanksione që shkojnë në gjobvënien deri në shumën 50 mijë lekë.

Koha Ditore: SHBA-të do rishqyrtojnë njohjen e Kosovës. Por … është shaka me rastin e 1 prillit

Postuar në 01 Prill, 2014 09:19

‘Koha Ditore’ e Prishtinës ka gjetur një mënyrë “të frikshme” për të pritur a shoqëruar ditën e një prillit, ditën e gënjeshtrave. Në faqet online të saj gjendet, si headline, një lajm me titull bombastik: SHBA-të shqyrtojnë heqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Dhe pas kësaj, japin një deklaratë të sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, që ky e paska dhënë në orët e vona të natës së shkuar. Ja pjesa nga gjoja deklarata:

Kallëzimi penal i ministrisë së Brendshme për 20 funksionarë të Policisë së Shtetit, mes të akuzuarve edhe Hysni Burgaj

Postuar në 01 Prill, 2014 08:50

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë kallëzim penal në prokurori për 20 persona, ish-drejtues dhe punonjës në strukturat e këtij dikasteri dhe Policisë së Shtetit, të cilët i konsideron përgjegjës për një dëm prej qindra mijëra dollarësh shkaktuar buxheti të shtetit.

Rama në Berlin, nuk harron twitter-in. Merkel: Presim raportin, statusi i kandidatit për Shqipërinë do shihet me pozitivitet

Postuar në 01 Prill, 2014 07:14

Duke shkuar në takimin me kancelaren Merkel, kryeministri Edi Rama ka gjetur kohë të shkrepë një foto (të hedhur në twitter) që tregon masat e sigurisë rreth makinës së tij. Pas takimit me dyer të mbyllura, në kuadër të vizitës zyrtare në Berlin, Rama dhe kancelarja Angela Merkel dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp ku kryefjala ishin reforma dhe procesi i integrimit të Shqipërisë. Merkel u shpreh se Gjermania po ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri.

Fatos Klosi: Majko (dhe Nano) në fillim nuk e kuptuan UÇK-në

Postuar në 01 Prill, 2014 05:57

Në një intervistë të gjatë dhe të ndarë në pjesë me Denion Ndrenikën për gazetën Illyria të Nju Jorkut, ish shefi i shërbimit sekret Fatos Klosi ka hedhur dritë mbi disa çështje të sigurisë, të shkuara dhe të tashme, dhe mbi marrëdhëniet e tij me politikën. Klosi përmend detaje interesante mbi qëndrimet fillestare të Tiranës zyrtare (lexo, kryeministrave Majko apo Nano) mbi UÇK-në dhe krizën e Kosovës. “Majko s’e kuptoi!

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme