Arkiv-Lajme
Adi Krasta: Ja arsyeja e reagimit tim ndaj TCH
Pas diskutimeve që ka shkaktuar në median online dhe në rrjetet sociale deklarata e tij rreth “planit të televizionit Top Channel për të marrë njërin nga katër networket dixhitale”, moderatori Adi Krasta ka shpjeguar arsyen e këtij reagimi. E intervistuar nga Jonida Shehu për “Natën Vonë” në Ora News, Krasta hodhi poshtë zërat se reagimi i tij ka ardhur i shtyrë nga televizioni ku punon. “Integriteti është i shenjtë. Shqipëria dhe shqiptarët kanë prodhuar neodiktatorë…Kemi pasur kryeministra diktatorialë para dhe pas ‘90, flas edhe për shumë afër.
Aktualiteti politik, Rama në “Opinion: “Për temën e SHISH, i besoj ministrit. Presidenti e ka gabim...Arsimi, përgjegjësi historike e PD-së”
Kryeministri Edi Rama ka diskutuar sot në emisionin “Opinion” mbi një sërë temash që lidhen me aktualitetin shqiptar. Një nga këto ka qenë edhe situata e rendit publik, me shpërthimet e pandalura të tritolit. Rama ka theksuar se ky nuk është një fenomen i ri, por me të cilin qeveria po merret seriozisht. I pyetur nëse Shërbimi Informativ Shtetëror ka bashkëpunuar me Ministrinë e Brendshme, meqenëse ministri ka mohuar të jetë i informuar, kurse Presidenti ka deklaruar se SHISH e realizon informimin, kryeministri ka deklaruar se: “Unë i besoj 100% ministrit të Brendshëm.
Gary Kasparov rrëfehet te Sokol Balla (Intervista)
Arena e Top Story është një arenë politike, por në takimin e kësaj të enjteje, përballë gazetarit Sokol Balla ishte një i ftuar shumëdimensional, por njëkohësisht me një dimension të fortë politik, një ndër liderët kryesorë të opozitës ruse dhe të jesh në opozitë me Vladimir Putin sot, kur Rusia po shkel cdo ligj ndërkombëtar, çdo rregull duke pushtuar pjesë të një vendi sovran sic është Ukraina, s’është e lehtë. Mjafton të përmendet emri i tij; Gary Kasparov dhe me siguri shumëkush do të kujtojë shumë gjëra të tjera. Legjenda e gjallë e shahut botëror.
Rama konfirmon zyrtarisht në "Opinion": Presim një fëmijë por ende nuk e dijmë a do të jetë djalë apo vajzë
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar zyrtarisht se pret një fëmijë nga bashkëshortja e tij Linda Rama. Duke e cilësuar si një lajm të gëzueshëm, Rama tha se ende nuk e di gjininë e fëmijës. “Nuk e dijmë a do të jetë vajzë apo djalë” u shpreh Rama që në nisje të emisionit “Opinion”.
Shtyhet me një vit ndërtimi i gazsjellësit TAP
Ndërtimi i gazsjellësit Trans-Adriatik do të shtyhet me një vit. Kjo pasi mosmarrëveshjet në Itali , ku edhe më parë ka patur debate mbi impaktin mjedisor të tij në zonën e Salentos ku kalon, kanë imponuar shtyrjen. Kjo është konfirmuar edhe nga zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja, ndërkohë që duhet thënë se Shqipëria është gati dhe ka përcaktuar edhe gjurmën e tij.
s.z
“ABC NEWS”: Prokuroria disponon pamje filmike të takimit mes biznesmenit Ilir Karçini dhe vrasësit me pagesë Julian Sinanaj
Biznesmeni Ilir Karçini, i arrestuar pak kohë më parë me akuzën se ka paguar Julian Sinanajn, vrarësi i presupozuar i “Grupit të Tritolit”, duket se është vënë së fundmi para një prove nga e cila vështirë se mund të dalë. “ABC NEWS” raporton sot se Prokuroria e Krimeve të Rënda “ka siguruar pamje filmike, të cilat shfaqin vrasësin me pagesë, Julian Sinanaj, në një takim me biznesmenin Ilir Karçini”. Takimi është bërë në një lokal, i cili monitorohej nga kamera sigurie.
Kandidati për kryetar të KE-së, Aleksi Cipras: ”Europa ka nevojë për New Deal-in e vet”
Kandidati për kryetar të Komisionit Europian, radikali i majtë Aleksi Cipras ka shprehur mendimin e tij në një intervistë, mbi atë që mund të bëhet që Europa të lërë pas krizën aktuale. Sipas tiij modeli është gati dhe ai është pikërisht ndërhyrja e SHBA-ve për të kapërcyer Depresionin e Madh në vitet ’30. “Nuk ka asnjë mënyrë që ne t’i shpëtojmë kësaj krize nëse ne nuk realizojmë një Neë Deal(kontratë të re) në Europë”, tha Cipras. “Europa ka nevojë për një marrëveshje të re për investimet që të mundësojë punësim dhe siguri sociale”, ka thënë ai.
Italia jep alarmin: 300-600 mijë klandestinë pritet të hyjnë nga Afrika e Veriut
300 mijë deri në 600 mijë emigrant që presin të zbarkojnë në Itali nga Afrika e Veriut. Këto shifra ka dhënë sot ministri I Brendshëm I Italisë, Angelino Alfano, I cili ka dhënë kështu alarmin. Alarm të cilin duhet nënvizuar se Italia ka 23 vjet që e jep, ndonëse është thjesht një vend tranziti më shumë. “Ne do t’i kthejmë sepse Europa I mbron kufijtë e saj. Nuk është vetëm një çështje italiane, do të luftojmë sepse ky kufi duhet mbrojtur. Ekziston edhe instrumenti, quhet Frontex dhe duhet fuqizuar”, ka thënë Alfano nga Palermo.
Jonathan Moore, nota maksimale për qëndrimin e Shqipërisë ndaj krizës ukrainase
Drejtori për Europën Juglindore në Departamentin e Shtetit të SHBA Jonathan Moore Drejtori për Europën Juglindore në Departamentin e Shtetit të SHBA Jonathan Moore, ardhur në Tiranë pak ditë më parë, ka vlerësaur qëndrimet e Shqipërisë në çështjet e politikës së Jashtme. “Top-Channel” i ka marë Moore një intervistë, nga e cila ka shkëputur një ekstrakt që flet sidomos për përgëzimin e amerikanëve për qëndrimin e Shqipërisë në krizën ukrainase.
10 të arrestuarit e Prishtinës
Sot u bë e ditur se 10 zyrtarë të komunës së Prishtinës kanë rënë në pranga. Lajmi ka bërë bujë, pasi mes tyre ka edhe inspektorë, por edhe për faktin se akuza është për korrupsion dhe krim të organizuar. Botojmë listën e emrave të cilën e kemi marrë nga “Koha Ditore”.
Ismet (Kadri) Haliti
- Skender (Jahir) Canolli
- Vehbi (Rrahman) Abdullahu
- Drita (Hamit) Rukiqi
- Blerina (Jakup) Syla
- Blerim (Hysen) Ibishi
- Ardian (Humdi) Muhadri
- Arbenita (Hysen) Ajeti
- Mergim (Nexhip) Shala
- Granit (Ali) Cenaj