Që nga 1 prilli nis ulja e tarifave për komunikimin celular

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka njoftuar sot uljen e tarifave që operatorët celularë i paguajnë njëri-tjetrit për terminimin e mesazheve në rrjetet e tyre. Ulja fillon që nga data 1 prill dhe shkon nga 1.44 lekë në 1 lek. Ulja pek si mesazhet e shkruara ashtu edhe thirrjet zanore. Arsye për për ulje sillet eliminimi i ndryshimeve të mëdha mes tarifave brenda rrjetit dhe atyre jashtë rrjetit. AKEP sjell një shifër që flet për efektin e krijuar nga kjo plitikë çmimesh: për shkak të çmimeve të larta për thirrjet jashtë rrjetit, përdoruesit kanë blerë më shumë se një kartë në mëyrë që të kursenin, duke çuar numrin e kartave SIM në mbarë vendin në 5.3 milionë, pra gati dyfishin e popullsisë rezidente në Shqipëri.
s.z
Add new comment