Arkiv-Lajme

Jonathan Moore: “Nëse dialogu është i mundur mes Kosovës dhe Serbisë, është patjetër i mundur edhe brenda Shqipërisë”

Postuar në 02 Prill, 2014 09:45

“Unë them që shtetet e SHBA-së nuk mbajmë anë, por jemi pozicionuar në krah të shqiptarëve. Ne jemi me integrimin e Shqipërisë në BE. SHBA është e interesuar që palët politike të gjejnë dialogun dhe vendi të integrohet në BE. Jemi për reforma. Nëse dialogu është i mundur mes Kosovës dhe Serbisë, është patjetër i mundur edhe brenda Shqipërisë. Bashkëpunoni për BE-në. Edhe nëse nuk ia dilni këto muaj nuk do të jetë vetëm për fajin tuaj. Ka shumë probleme të brendshme brenda BE-së”.

Koleksioni i ikonave, bie akuza për trafikim për Gjergji Thimion. Ngrihet akuza për vjedhje të veprave të artit

Postuar në 02 Prill, 2014 09:34

Gjergji Thimio,iI akuzuari si trafikantiI veprave të artit, do të gjykohet tashmë për vjedhje të tyre në bashkëpunim. Sot është bërë e ditur se prokuroria është tërhequr nga pretendimi për veprën penale të trafikimit pasi “nuk u provua që koleksionisti Thimio të ketë trafikuar vepra arti, pasi ai është i licensuar nga Ministria e Kulturës, por ka dyshime se ai ka vjedhur vepra arti”. Sipas raportimit të Top-Channel prokuroria ka veçuar dosjen për 78 ikona, të cilat thuhet se kanë një pasaportë, por nuk ndodhen në koleksionin e tij.

23 vjet nga mbërritja e shqiptarëve. Sot në Bari, temë diskutimi imigracioni

Postuar në 02 Prill, 2014 08:02

“Dialoghi dell’Espresso” kështu quhet iniciativa që ka nisur sot në Bari të Italisë e ku do të flitet për temën e emigracionit. Dhe revista “Espresso” ka zgjedhur si ilustrim të artikullit përkatës, pikërisht anijen “Vlora”  e cila zbarkoi 20 mijë shqiptarë në 8 gusht 1991. Edhe vendi i dialogut është zgjehdur pikërisht Bari, pasi siç shkruhet në artikull, “Pulia ishte teatri i parë i imigracionit në Itali”.

Kinë-Shqipëri, marrëveshje për shkëmbimin e monedhave

Postuar në 02 Prill, 2014 07:11

Banka e Shqipërisë ka lidhur sot një marrëveshje shumë të rëndësishme me Kinën që dëshmon ndoshta përzgjedhjen e një partneri kryesor në tregti. Siç njofton ATSH-ja, Kina dhe Shqipëria kanë lidhur marrëveshje për shkëmbimin e monedhavce respektive(linjat SWAP) që siç u shpreh Guvernatori BSH-së, Ardian Fullani “u shërben dhe shtimit të investitorëve kinezë dhe sigurisë së tyre”. “Kina është fuqia e dytë botërore dhe fuqia e 3 për shkëmbimet tregtare. Eksportet me Kinën zënë sot 6% të tregtisë së Shqipërisë. Po synojmë të shkëmbejmë me monedhën kineze në ekonomi”, shtoi ai.

9 persona pjesëmarrës në torturimin e Karelit. Ministria greke e Drejtësisë: “Sjellje që dalin nga vitet më të errëta të historisë”

Postuar në 02 Prill, 2014 05:56

Kanë qenë 9 persona ata që kanë masakruar të burgosurin shqiptar Ilia Kareli, ose Kudret Kume. Gazetarja Anila Jole sjell të dhëna të reja nga Greqia, sipas të cilave në krye të torturuesve ka qenë , shefi i rojeve të brendshme të burgut të Nigritas,Hari Konsolidis. Ky i fundit tashmë ndodhet në i shtruar në psikiatrinë e Serresit, pasi kur mësoi lajmin e arrestimit tentoi të vetëvritej. “Ai ka pranuar para kolegëve të tij në polici, se e ka rrahur dhe torturuar shqiptarin brenda në burgun e Nigritas.

Pas denoncimeve të PD-së nis verifikimi i drejtorëve të administratës

Postuar në 02 Prill, 2014 04:11

Denoncimet e Partisë Demokratike për disa nga zyrtarët e emëruar së fundmi ka nxitur qeverinë të marrë masa për shmangien e incidenteve të tilla. Kështu gazeta “Panorama” bën të ditur sot se drejtorëve të rinj të administrtatës së të gjitha niveleve, u është dërguar një e-mail ku u kërkohet sqarimi apo të dhëna për të shkuarën e tyre, nëse kanë qenë të dënuar, apo kanë patur kallëzime penale.

Tërmet 8.2 ballë dhe cunami në Kili

Postuar në 02 Prill, 2014 03:55

Kili është goditur sërish nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.2 ballë i shkallës Rihter, i cili ka provokuar edhe një cunami me dallgë deri në 2 m. Bëhet e ditur se numri i të vdekurve është 5, kryesisht nga rënia e murit, ose nga ataku në zemër. Po kështu në burgun e Ikuikues, janë arratisur rreth 330 femra të dënuaram, prej të cilave janë kapur 26. Pak vite më parë Kili u godit nga një tërmet tjetër i fortë.

s.z 

At Nikolla Marku intervistë te “Mapo”. Akuza nga më të rëndat për Janullatos, bashkë me një qëndrim: “Rreziku i kishës greke, më i i madh se ai islamik”

Postuar në 02 Prill, 2014 03:39

Nikolla Marku, prifti mediatik nga Elbasani, ka dhënë sot një intervistë për të përditshmen “Mapo”. Gazeta nga ana e vet ka vendosur këtë titull: “At Nikolla Marku: Ja pse ndikimi i Kishës greke në Shqipëri është më i rrezikshëm sesa ai islamik”. Një deklaratë padyshim shumë e fortë, ndonëse z. Marku nuk përfaqëosn ndonjë institucion shqiptar. Intervista paraqet interes pasi aty Marku, përmes deklaratave të veta shtjellon një rol misionari për veten, që ka si minimum antigreqizmin dhe sidomos “mbajtjen në vëzhgim si antishqiptar të Anastas Janullatosit”.

Mazhoranca ndërpret sulmin ndaj kreut të SHISH-it. Visho Ajazi merr certifikatën e sigurisë

Postuar në 02 Prill, 2014 03:17

Mazhoranca duket se ka bërë një hap mbrapa në nismën e saj për të larguar nga detyra kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi. Të paktën kështu shkruan gazeta “Mapo” e cila në një shkrim të sajin thotë se “kreu i SHISH—it, Visho Ajazi ka marrë certifikatën e sigurisë”. Kjo garanton tashmë atribute të plota të Ajazit në detyrë, aq më tepër që organi që lëshon certifikatën, DSIK-u, është në varësi të qeverisë.

5 vjet në NATO. Presidenti prek çështjen e Krimesë gjatë pritjes. Ambasadori rus largohet nga salla

Postuar në 02 Prill, 2014 02:50

Qëndrimi i institucioneve shqiptare reth krizës në Krime ka provokuar një situatë jo shumë të këndshme dje në pritjen e Presidentit me rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në fjalën e vet, Presidenti i Republikës Bujar Nishani nuk ka shmangur edhe çështjen e Krimesë duke nënvizuar se krahasimi që pala ruse bëri me Kosovën ishte “një përpjekje e dobët”. Siç njofton “Gazeta Shqiptare”, kaq ka mjaftuar që ambasadori rus në Shqipëri, Leonid Abramov, i pranishëm në ceremoni të lërë sallën.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme