Koleksioni i ikonave, bie akuza për trafikim për Gjergji Thimion. Ngrihet akuza për vjedhje të veprave të artit

Gjergji Thimio,iI akuzuari si trafikantiI veprave të artit, do të gjykohet tashmë për vjedhje të tyre në bashkëpunim. Sot është bërë e ditur se prokuroria është tërhequr nga pretendimi për veprën penale të trafikimit pasi “nuk u provua që koleksionisti Thimio të ketë trafikuar vepra arti, pasi ai është i licensuar nga Ministria e Kulturës, por ka dyshime se ai ka vjedhur vepra arti”. Sipas raportimit të Top-Channel prokuroria ka veçuar dosjen për 78 ikona, të cilat thuhet se kanë një pasaportë, por nuk ndodhen në koleksionin e tij. Gjendja rëndohet edhe më tej, sidomos për imazhin e Thimios, kur thuhet se ai është i licensuar nga Gjykata e Korçës për aktivitetin e tregtimit të veprave të artit, madje ka hapur ekspozita ku kanë marrë pjesë edhe personalitete të jetës politike të vendit. Çështja nisi nga një kallëzim I të akuzuarit tjetër, Arben Spaho, sipas të cilit “në shtëpinë e tij mbaheshin objekte të vjedhura në kishat e Gjirokastrës, Korçës dhe Përmetit”, të cilat vetë Thimio pretendon se i ka shpëtuar nga grabitja në vitin 1997.
Më shumë në: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=275438&ref=fp
s.z
Add new comment