Mazhoranca ndërpret sulmin ndaj kreut të SHISH-it. Visho Ajazi merr certifikatën e sigurisë

Mazhoranca duket se ka bërë një hap mbrapa në nismën e saj për të larguar nga detyra kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi. Të paktën kështu shkruan gazeta “Mapo” e cila në një shkrim të sajin thotë se “kreu i SHISH—it, Visho Ajazi ka marrë certifikatën e sigurisë”. Kjo garanton tashmë atribute të plota të Ajazit në detyrë, aq më tepër që organi që lëshon certifikatën, DSIK-u, është në varësi të qeverisë. “Mazhoranca e gjendur para provimit të qershorit për çështjen e statusit, presionit të opozitës apo edhe ndonjë aleati ndërkombëtar, ka bërë një tërheqej të detyryar”, shkruan gazetari Fejzi Braushi. Po kështu bëhet e ditur se brenda disa ditëve, Ajzai do të paraqitet në Komisionin Parlamentar të Sigurisë për të raportuar.
s.z
Add new comment