Jonathan Moore: “Nëse dialogu është i mundur mes Kosovës dhe Serbisë, është patjetër i mundur edhe brenda Shqipërisë”

“Unë them që shtetet e SHBA-së nuk mbajmë anë, por jemi pozicionuar në krah të shqiptarëve. Ne jemi me integrimin e Shqipërisë në BE. SHBA është e interesuar që palët politike të gjejnë dialogun dhe vendi të integrohet në BE. Jemi për reforma. Nëse dialogu është i mundur mes Kosovës dhe Serbisë, është patjetër i mundur edhe brenda Shqipërisë. Bashkëpunoni për BE-në. Edhe nëse nuk ia dilni këto muaj nuk do të jetë vetëm për fajin tuaj. Ka shumë probleme të brendshme brenda BE-së”. Kështu është shprehur sot në Tiranë, gjatë tryezës për paqen dhe Sigurinë në Ballkan, drejtori për Çështje të Europës Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore. Ai ka bërë thirrje për dialog dhe bashkëpunim, duke vendosur një vijë të qartë mi atë që është mbështetja e SHBA-së për Shqipërinë dhe jo palët politike. Kjo pasi shpesh mesazhet e faktorit ndërkombëtar filtrohen në Tiranë si politika favorizuese për qeverinë, apo për opozitën.
s.z
Add new comment