Arkiv-Lajme

Raporti i KLSH-së për dëmin ekonomik të 2013-ës: 150 milionë USD, nga të cilat mbi 80 mln euro garancia e privatizimit të Albpetrolit

Postuar në 31 Mars, 2014 06:53

Nga 150 milionë dollarë dëm ekonomik të zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë vitit 2013 sipas raportit vjetor, gati 80 për qind e kësaj vlere është abuzim në fushën e shitjes, dhënies me qira ose me koncesion të pasurisë shtetërore. Thënë ndryshe, KLSH ka llogaritur si dëm ekonomik 80 milionë eurot e paarkëtuara, që duhet të ishin lënë si garanci nga kompania “Vetro Energy” në këmbim të blerjes së Albpetrolit.

Selia blu denoncon: Nëndrejtor spitali, i dënuar nga gjykata për falsifikim diplome

Postuar në 31 Mars, 2014 05:59

PD ka gjetur një tjetër emërim problematik të mazhorancës së majtë në institucionet shtetërore. Fjala është për emërimin e një nëndrejtori ekonomik në Spitalin Rajonal të Tropojës. Sipas zëdhënëses Laura Vorpsi, personi i sapoemëruar është dënuar për falsifikim diplome. “Në nëntor të vitit të kaluar, Ukë Camaj u dënua nga Gjykata me 1 milionë lekë gjobë, për falsifikim dokumentesh shkollorë. Kemi këtu vendimin e gjykatës, madje edhe urdhrin e prokurorisë për asgjësimin e diplomës falso, në zbatim të vendimit të gjykatës.

Tetë viktima dhe 20 të plagosur. Por zgjedhjet lokale turke rikonfirmojnë Erdoganin me 50.4%

Postuar në 31 Mars, 2014 04:23

Në zgjedhjet administrative të zhvilluara dje, shumica e votuesve turq rikonfirmuan mbështetjen për partinë e kryeministrit Erdogan. AKP e drejtuar nga Erdogan ia doli të merrte mbi 50.4% të votave. Partia kryesore e opozitës CHP, e liderit Kemal Kilicdaroglu arriti në kuotën e 24.9% të votave, MHP 14.5% dhe BDP, 5.9%. Por këto zgjedhje u njollosën me gjak: 8 të vdekur dhe 20 të plagosur, ishte bilanci i përleshjeve në disa nga qendrat e votimit të komunave Hatay e Sanliurfa, shumë të afërta me kufirin sirian.

Shqipëria 5 vjet në NATO, Rama: Zhvillimet në Ukrainë tregojnë pse siguria është kyçe

Postuar në 31 Mars, 2014 03:11

Pesëvjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO është pritur me një ceremoni të zhvilluar në ambjentet e Ministrisë së Mbrojtjes, ku merrte pjesë dhe kryeministri Rama. Për të theksuar rëndësinë e Aleancës dhe prioritetin që kanë çështjet e sigurisë në kohët e sotme, Rama përmendi pikërisht çështjen e Ukrainës dhe Krimesë: “Zhvillimet e fundit në Ukrainë shërbyen për të sjellë para syve tanë rëndësinë e jashtëzakonshme të vlerave dhe parimeve të NATO-s i dhe çështjen e e sigurisë që është një çështje cdo ditë në rendin e ditës  sado e sigurtë duket bota nga këndi ku ne e shohim.

Daily Mail: A është ishulli i Sazanit i ndotur me gaz mustard? (dhe bën Malin e Zi pjesë të Shqipërisë)

Postuar në 30 Mars, 2014 13:23

"Të paktën 30 marinës britanikë u sëmurën rëndë gjatë një misioni përgatitor në një bazë të braktisur armësh kimike sovjetike, ku besohet se u ekspozuan ndaj gazit mustard. Trupat ushtarake kishin nevojë për ndihmë urgjente mjekësore, ndërsa po manovronin në Ishullin e Sazanit, një ishull i pabanuar në bregdetin e Shqipërisë, ku shkencëtarët sovjetikë përpunuan gazra vdekjeprurëse gjatë Luftës së Ftohtë", shkruan tabloidi britanik "Daily Mail".

Hashim Thaçi në "siklet" para bashkëshortes (Video)

Postuar në 30 Mars, 2014 10:01

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është ndjerë në “siklet” ditën e sotme, ndërsa bashkëshortja e tij, Lumnije Thaçi po mbante një fjalim me rastin e mbledhjes së forumit të gruas së Partisë Demokratike të Kosovës. “Kosovapress” ka publikuar një video të montuar, në të cilën përsëriten dy momente që dëshmojnë një “pasiguri” të shefit të qeverisë dhe të PDK-së në Kosovë.  Kryeministri e ka pasur të vështirë të vendosë nëse duhej të ulej apo do të qëndronte në këmbë ndërsa bashkëshortja e tij fliste në podium.

Sërish gafë me hartën e Ballkanit. “InSerbia” shkruan: A mos po përpiqet SHBA të na thotë diçka?

Postuar në 30 Mars, 2014 09:41

Në një analizë me titullin “Putini dhe Krimea, një rend i ri botëror?”, të botuar nga “Zëri i Amerikës”, paraqitet një hartë e cila ka tërhequr vëmendjen e agjencisë “InSerbia”.Në hartën që ilustron analizën (http://www.voanews.com/content/putin-and-crimea-a-new-world-order/1881230.html) rezulton se Serbia dhe Bosnja janë shenjuar si vende anëtare të Bashkimit Europian dhe në hartë paraqiten me të njëjtën ngjyrë si vendet e tjera anëtare.

Varreza murale edhe në Tiranë, nis ndërtimi në Tufinë

Postuar në 30 Mars, 2014 07:25

Në Tufinë ka nisur ndërtimi i varrezave murale dhe sipas projektit brenda vitit parashikohet që kryeqyteti t’i ketë këto varreza gati. Gazeta “Shqiptarja.com”, duke cituar burime zyrtare nga Bashkia e Tiranës, shkruan se një kompani private ka fituar tenderin, dhe parashikohet ngritja e dy godinave të këtyre varrezave, të cilat do të jenë përballë njëra tjetrës, pikërisht në hyrjen kryesore të varrezave të Tufinës.

Strategjia e Bashës për shmangien e përplasjeve, 5-7 poste nënkryetarësh në PD?

Postuar në 30 Mars, 2014 05:40

Gazeta "Tema" shkruan se Partia Demokratike do tē zhvillojē Kuvendin Kombētar pēr zgjedhjen e strukturave drejtuese nē muajin Qershor ndërsa jep detaje të strukturës së re që po përgatitet të miratohet. Referuar asaj çfarë shkruan kjo gazetë, në Partinë Demokratike nuk do të egzistojnë me postet e sekretarëve, të cvilët do të “kompensohen” me shtimin e numrit të nënkryetarëve.

Spartak Ngjela dhe Kreshnik Spahiu bëhen bashkë

Postuar në 30 Mars, 2014 04:45

Partia Ligj dhe Drejtësi dhe Aleanca Kuq e Zi bien dakort të bashkëpunojnë së bashku në politikë. Spartak Ngjela dhe Kreshnik Spahiu bënë të ditur sot se të dy subjektet politike kanë rënë dakort në 3 pika të përbashkëta, si; patriotizmi, lufta kundër korrupsionit dhe politika e jashtme. “Rënia dakort për të parë interesin shqiptar brenda interesit amerikan. Ne do të mbrojmë interesat shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në rajon e më gjerë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme