Shqipëria 5 vjet në NATO, Rama: Zhvillimet në Ukrainë tregojnë pse siguria është kyçe

Pesëvjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO është pritur me një ceremoni të zhvilluar në ambjentet e Ministrisë së Mbrojtjes, ku merrte pjesë dhe kryeministri Rama. Për të theksuar rëndësinë e Aleancës dhe prioritetin që kanë çështjet e sigurisë në kohët e sotme, Rama përmendi pikërisht çështjen e Ukrainës dhe Krimesë: “Zhvillimet e fundit në Ukrainë shërbyen për të sjellë para syve tanë rëndësinë e jashtëzakonshme të vlerave dhe parimeve të NATO-s i dhe çështjen e e sigurisë që është një çështje cdo ditë në rendin e ditës sado e sigurtë duket bota nga këndi ku ne e shohim. Turbullirat e rrezikshme në një vend si Ukraina dhe shkëputja e Krimesë ilusturojnë në mënyrën më brutale domethënien e madhe të përpjekjes për siguri dhe nga ana tjetër të mungesë së sigurisë në botë. Ukraina është prova më e freskët dhe më e dhimbshme e ditëve tona që tregon se siguria nuk duhet të zbresë nga kreu i i prioriteteve të botës së kësaj aleance të madhe, siç është edhe Shqipëria e vogël”.
a.k
Add new comment