Strategjia e Bashës për shmangien e përplasjeve, 5-7 poste nënkryetarësh në PD?

Gazeta "Tema" shkruan se Partia Demokratike do tē zhvillojē Kuvendin Kombētar pēr zgjedhjen e strukturave drejtuese nē muajin Qershor ndërsa jep detaje të strukturës së re që po përgatitet të miratohet. Referuar asaj çfarë shkruan kjo gazetë, në Partinë Demokratike nuk do të egzistojnë me postet e sekretarëve, të cvilët do të “kompensohen” me shtimin e numrit të nënkryetarëve. Burime nga partia mē e madhe e opozitēs shprehen pēr gazetën se nē bazē tē njē udhēzimi tē Kryetarit Lulzim Basha ēshtē vendosur mbajtja e Kuvendit Kombētar, i cili do tē zgjedhē edhe Kēshillin Kombētar nē muajin Qershor, ndērsa brenda Shtatorit kjo forcē politike do tē kenē pērcaktuar edhe anētarēt e Kryesisē dhe ekipin drejtues tē Partisē Demokratike. Ndērkohē mēsohet se strukturat drejtuese tē kēsaj partie do tē ndryshojnē tērēsisht, duke sjellē edhe njē riorganizim tē ri. “Partia Demokratike pas zgjedhjeve tē brendshme do tē ketē njē tjetēr organizim. Burime nga PD konfirmojnē se kreu demokrat Basha ka propozuar shkrirjen e sekretariateve brenda selisē blu, ndērsa nē vend tē tyre do tē zgjidhen 5 deri nē 7 nēnkryetarē, tē cilēt bashkē me Kryetarin do tē pērbējnē edhe atē qē konsiderohet si kryesia e vogēl e PD-sē. Pēr tē realizuar kētē ndryshim, Kuvendit Kombētar do ti propozohen ndryshimet statutore, nē tē cilat parashikohet shkrirja e posteve tē Sekretarēve. Burimet shprehen se projektin Basha pēr riorganizimin e PD-sē nēnkryetarēt do tē mbulojnē fusha tē ndryshme, duke nisur nga ai pēr organizimin, marrēdhēniet ndērkombētare, cēshtjet e sigurisē, ekonomia etj. Duket se ky organizim i ri do tē shmangē pērplasjet e mundshme nē Kuvendin Kombētar tē Partisē Demokratike, ndērsa nē pozicionet e Nēnkryetarēve pritet tē pērfaqēsohen tē gjitha grupimet brenda partisē mē tē madhe opozitare” shkruan Tema.
Artikulli i plotë: http://www.gazetatema.net/web/2014/03/30/zgjedhjet-ne-pd-kuvendi-kombetar-mblidhet-ne-qershor-shkrihen-postet-e-sekretareve/
k.k
Add new comment