Sërish gafë me hartën e Ballkanit. “InSerbia” shkruan: A mos po përpiqet SHBA të na thotë diçka?

Në një analizë me titullin “Putini dhe Krimea, një rend i ri botëror?”, të botuar nga “Zëri i Amerikës”, paraqitet një hartë e cila ka tërhequr vëmendjen e agjencisë “InSerbia”.Në hartën që ilustron analizën (http://www.voanews.com/content/putin-and-crimea-a-new-world-order/1881230.html) rezulton se Serbia dhe Bosnja janë shenjuar si vende anëtare të Bashkimit Europian dhe në hartë paraqiten me të njëjtën ngjyrë si vendet e tjera anëtare. Ndërsa Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi paraqiten me ngjyrën e vendeve joanëtare.
“Një e ardhme e ndritshme në BE e pret Serbinë dhe Bosnjën. Apo ka filluar tashmë? Sipas Zërit të Amerikës, në artikullin "Putin dhe Krimea, një Rendi i ri Botëror?", Serbia dhe Bosnja janë shënuar si anëtarë të BE-së. E njëjta hartë tregon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi si shtete jo-anëtare. A po përpiqen Shtetet e Bashkuara të na thonë diçka?” shkruan agjencia “InSerbia” që evidenton ndër të tjera faktin se kjo është hera e dytë në 10 ditët e fundit që bëhen gabime të ngjashme me hartën e Ballkanit. “Me sa duket, “Rendi i ri Botëror” po fillon t’i turbullojë të gjithë” shkruan kjo agjenci.
Shkrimi i plotë: http://inserbia.info/today/2014/03/map-gaffe-again-serbia-and-bih-already-in-the-eu-according-to-voice-of-america/
k.k
Comments
Une them se po perpiqet te
<p>Une them se po perpiqet te thote nje gje tmerresisht te rendesishme. Gazetaret qe merren me keto lajme jane komplet idiote.</p>
Add new comment