Arkiv-Lajme

Gazeta Dita: Krasta 'i hap luftë' Top-Channel-it, por komentuesit online nuk e mbështesin

Postuar në 03 Prill, 2014 03:28

Në numrin e sotëm të ‘Ditës’ flitet për një video të Krastës, në të cilën moderatori i njohur bën një denoncim të vetin. E ka me Top-channel-in që, sipas tij, kërkon t’i marrë RTSH-së një network dixhital me 25 kanale (“janë katër network-ë të tillë, dy për RTSH-në e nga një për Top-in e Klanin”, thotë Krasta).

Qëllohet me armë makina e shefit të Trafiqeve në Sarandë

Postuar në 03 Prill, 2014 03:17

Dje në mbrëmje është qëlluar me armë zjarri makina private e shefit të sektorit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në policinë e Sarandës, Ogert Mezini. Raportohet se i dyshuar është shtetasi Taulant Gjini, që dyshohet se se nuk ka qenë vetëm. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të fshatit Shëndëlli, në momentin kur Mezini ka qenë i shoqëruar nga shefi i Krimeve, 2 specialistë dhe 4 efektivë të policisë. Të gjithë kanë qenë në detyrë kur ndodhio sulmi, nga i cili nuk ka patur të lënduar.

s.z 

PD-ja përkujton 2 prillin në Shkodër. Basha dhe Topalli “mbajnë larg” njëri-tjetrin gjatë ceremonisë

Postuar në 03 Prill, 2014 03:06

Gazeta “Shekulli” shkruan sot për ceremonitë e zhvilluara dje nga përfaqësues të Partisë Deëmokratike në Shkodër me rastin e përkujtimit të ngjarjeve të 2 prillit 1991. Në këto ceremoni ka qenë i pranishëm kreui PD-së, Lulzim Basha, bashkë me deputetët e qarkut të Shkodrës, të cilët kanë vendosur kurora në lapidarin e Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës.  “Shekulli” shkruan për ftohtësinë që ka rënë në sy mes Bashës dhe ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, ftohtësi e cila në të vërtetë ka mjaft kohë që përflitet.

Lame shpjegon legalizimet. “Do të ketë të kënaqur, por do të ketë edhe të pakënaqur”

Postuar në 02 Prill, 2014 16:38

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka qenë sot në emisionin “Të bësh ekonomi” në Neës24. Ai ka folur gjerësisht për procesin e legalizimit duke shpjeguar hapat që do të ndërmerren. Si fillim, Lame ka kujtuar ligjin e vitit 2005 të qeverisë “Nano” të cilin mandej qeveria “Berisha” e la në sirtar. “270 mijë qytetarë të Republikës iu bindën shtetit shqiptar në vitin 2005, në kohën e qeverisë socialiste, që në kohën e kryeministrit Nano.

Tatarët e Krimesë dalin me kërkesën për referendum

Postuar në 02 Prill, 2014 14:45

Tatarët e Krimesë kanë ndërmend të kërkojnë një referendum të ri për të vendosur për më shumë autonomi brenda Krimesë.  Asambleja e Tatarëve të Krimesë, e quajtur Mexhlis, ka krijuar një grup të posaçëm që do të shqyrtojë mundësinë për referendum. Kjo është bërë e ditur nga Refat Chubarov, lideri i Mexhlisit. “Po përpiqemi që të gjejmë precedentë ndërkombëtarë apo edhe organizata ndërkombëtare që mund të na ndihmojnë”, ka shtuar ai. Ky komunitet, i përbërë prej 300 000 vetësh në një popullsi prej 2 milionësh, bojkotoi referendumin e organizuar nga Kremilini më 16 mars.

Nga politika e zgjerimit drejt politikës së re të Fqinjësisë së BE-së

Postuar në 02 Prill, 2014 13:15

Ukraina dhe kriza e saj me Rusinë duket se ka ricikluar bashkëpunimin mes Francës, Gjermanisë dhe Polonisë në kuadër të atij që njihet si “Trekëndëshi i Vajmarit”. Ky organizëm, i krijuar në vitin 1991, për të ndihmuar integrimin e Polonisë në BE, ka gjetur një kauzë të re dhe me sa duket ka vendosur ta ndjekë atë. “DW” bën të ditur se tre ministrat e Jashtëm, Frank-|Walter Steinmeier, Laurent Fabius dhe Radosllav Sikorski “prezantuan ide të cilat do të mund të afrojnë fqinjët e BE-së në Bashkimin Evropian.

Konkluzioni i vizitës së kryeministrit në Gjermani: Reformë në drejtësi për të fituar BE-në

Postuar në 02 Prill, 2014 12:57

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një intervistë “Deutsche Welle” ku ka shpjeguar vizitën e tij në Gjermani, përmbajtjen e takimeve me kancelaren Angela Merkel dhe zyrtarë të tjerë gjermanë, të gjitha këto në funksion të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, por edhe procesit të integrimit europian.

Kontrolli mjekësor bazë do të jetë falas për personat mes 40-50 vjeç. Të dhënat do të shkojnë për përpilimin e një regjistri kombëtar

Postuar në 02 Prill, 2014 12:31

Qeveria ka miratuar sot vendimin për kontrollin mjekësor bazë të personat mes moshës 40-50 vjeç. Lista e kontrollit mjekësor përfshin në terma të thjeshtë analiza falas për tensionin arterial, aktivitetin e zemrës, formulën e gjakut dhe gliceminë. Nga ana tjetër përfshihet në këtë program edhe vlerësimi apo këshillimi për faktorët e stilit të jetës.

Qeveria ndan fondet për 4 bashkësitë fetare në Shqipëri

Postuar në 02 Prill, 2014 10:47

Bashkësitë fetare në vend do të përfitojnë brenda muajit prill mbështetjen buxhetore në masën 108.9 milion lekë. Qeveria ka miratuar vendimin nga i cili përfitojnë 4 bashkësi fetare në vend. Referuar vendimit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 31.4 milion lekë ndërsa Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 25.8 milion lekë.

Blerim Heta, kamikaz, apo luftëtar në front? E motra: “Ishte në front. U ndikua nga imam Shefqet Krasniqi”. Ky i fundit mohon…

Postuar në 02 Prill, 2014 10:03

Çështja e qytetarit nga Ferizaj, Blerim Heta, i cili u vra në Irak, po merr një kthesë mediatike delicate. Kështu “Koha Ditore” raporton sot se sipas të motrës së tij, Arjeta Heta “Blerimi ishte në mesin e luftëtarëve të cilët vranë 25 persona në mesin e tyre 5 ushtarë irakian” Sipas kësaj deklarate, Blerimi nuk është vrarë si kamikaz, por në front. Me më shumë interes është përgjigja e saj, për pyetjen se “kush mund të ketë pasur ndikim mbi vëllanë i cili frekuentonte disa xhami”. Arjeta Heta ka thënë se “se më së shumti e dëgjonte imamin Shefqet Krasniqi në ligjëratat e tij”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme