Konkluzioni i vizitës së kryeministrit në Gjermani: Reformë në drejtësi për të fituar BE-në

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një intervistë “Deutsche Welle” ku ka shpjeguar vizitën e tij në Gjermani, përmbajtjen e takimeve me kancelaren Angela Merkel dhe zyrtarë të tjerë gjermanë, të gjitha këto në funksion të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, por edhe procesit të integrimit europian. “Ne ndamë bindjen e thellë se pa një reformë reale të drejtësisë, synimi për t'u anëtarësuar plotësisht në Bashkimin Europian mbetet në fund të ditës një iluzion, kështu që rruga e integrimit është e lidhur domosdoshmërisht me rrugën e reformimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë dhe ne jemi shumë të vendosur ta bëjmë këtë gjë, aq më tepër me mbështetjen e plotë të partnerëve tanë, SHBA, BE dhe sigurisht edhe të Gjermanisë, mbështetjen e së cilës lidhur me këtë reformë kancelarja e konfirmoi edhe në mënyrë shumë eksplicite”, ka thënë ndër të tjera kryeministri. Siç mund të vihëet re, theksi i komunitetit europian në kërkesat për Shqipërinë, qëndron në çdo rast te korrupsioni, simbol dhe mburojë e të cilit është bërë sistemi i drejtësisë. Nga ana tjetër, Edi Rama ka theksuar hapur se qeveria shqiptare është shumë e interesuar për investimet gjermane në Shqipëri.
s.z
Comments
Me fjale te tjera, arrestimi
Me fjale te tjera, arrestimi i kucedres...
Add new comment