Tatarët e Krimesë dalin me kërkesën për referendum

Tatarët e Krimesë kanë ndërmend të kërkojnë një referendum të ri për të vendosur për më shumë autonomi brenda Krimesë. Asambleja e Tatarëve të Krimesë, e quajtur Mexhlis, ka krijuar një grup të posaçëm që do të shqyrtojë mundësinë për referendum. Kjo është bërë e ditur nga Refat Chubarov, lideri i Mexhlisit. “Po përpiqemi që të gjejmë precedentë ndërkombëtarë apo edhe organizata ndërkombëtare që mund të na ndihmojnë”, ka shtuar ai. Ky komunitet, i përbërë prej 300 000 vetësh në një popullsi prej 2 milionësh, bojkotoi referendumin e organizuar nga Kremilini më 16 mars. Deri më tani, Moska ka dalë me ofertën e posteve në qeverisjen lokale, por duket se tatarët kërkojnë përfaqësim të garantuar.
s.z
Add new comment