Arkiv-Lajme
Shtetit të Teksasit i skadon injeksioni vdekjeprurës, por nuk shtyn ekzekutimet
Një vrasës serial është ekzekutuar të enjten në Teksas pasi Gjykata e Lartë kundërshtoi kërkesën e avokatëve të cilët argumentonin se shteti nuk kishte dhënë detaje lidhur me injeksionin vdekjeprurës dhe kjo rrezikonte një vdekje të dhimbshme.
Tommy Lynn Sell, i cili është përgjegjës për 71 vrasje, është i pari të cilët iu injektua “pentobarbital”. 49-vje5ari refuzoi të thoshte deklaratën e fundit.
Pas injektimit të dozës vdekjeprurëse, ai nisi të gërhasë dhe ndalojë së lëvizuri pas një minute. Ai u deklarua i vdekur 13 minuta më pas.
Autopsia: Edlira Dobrushi goditi 90 herë me thikë mbi tri vajzat e saj
Mediet italiane kanë bërë të ditura detaje tmerruese për ngjarjen e ndodhur në Le5o të Italisë, ku një nënë shqiptare vrau tri vajzat e saj.
Autopsia e trupave të viktimave ka treguar se, Edlira Dobrushi ka goditur 90 herë mbi fëmijët e saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 mars të këtij viti, dhe tërhoqi vëmendjen e medieve në Itali dhe Shqipëri.
38-vjeçarja sulmoi me thika vajzat e saj, Sidny, Simona dhe Kesi, në kohën kur ato ndodheshin në gjumë.
Michael Schumacher jep shenja shprese: Ka shfaqur momente vetëdije
Kampioni i F1, Michael Schumacher po shfaq “momente vetëdije” disa muaj pasi ndodhet në gjendje kome. Agjentja e tij, Sabine Kehm thotë të një komunikatë për mediet se, Schumacher po “bën progres” dhe ka shtuar se kanë besim se ai do të përmirësohet.
Doktorët në Francë janë përpjekur të nxjerrin nga gjendja e komës shtatë herë kampionin e F1, pasi e funtin artificialisht në atë gjendje.
45-vjeçari ka disa dëmtime në kohë pas aksidentit në alpet e Francës më 29 dhjetor, ku ndodhej duke bërë ski. Muajin e kaluar u tha se Schumacher ka dhënë shenja të vogla inkurajuese.
Fule: Ç’duhet bërë për marrjen e statusit
Vendet e Bashkimit Evropian do të vendosin në qershor nëse do t’i akordojnë statusin kandidat Shqipërisë. Por, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule shprehet se, Shqipëria “ka kapacitetin për të përballuar me vendosmëri sfidat e integrimit në BE”.
Por, nga ana tjetër Fule shton se, “Shqipëria duhet të përqendrohet te shteti ligjor dhe të prodhojë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe përparimit të reformës së gjyqësorit dhe reformës administrative”.
Kurti reagon ndaj kritikave për martesën: Për kombin mësohet në histori, jo në biologji
Albin Kurti ka folur për herë të parë, për martesën e tij me norvegjezen, Rita Augestad Kndusen. Ai në emisionin “Rubikon”, i ka dhënë përgjigje kritikave se përse u martua me një femër të huaj, ndërsa ka bërë fushatë se, duhet favorizuar gjithçka është e kombit shqiptarë.
Meta në Kosovë: Lufta e UÇK-së nuk vihet në diskutim
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta nisi sot vizitën zyrtare dyditore në Kosovë. Takimin e parë ai e zhvilloi me homologun e tij, Jakup Krasniqi.Krasniqi dhe Meta kanë komentuar themelimin e një Tribunali të supozuar për krimet e luftës. Krasniqi tha se, Kuvendi i Kosovës ende nuk ka marrë asnjë dokument zyrtar për themelimin e këtij Tribunali.
Shkëlzen Berisha i blen 6 mijë euro rroba për një mbrëmje Armina Mevlanit
Dashuria e Shkëlzen Berishës për Armina Mevlanin duket se nuk njeh kufinj. Edhe paratë ia lejojnë që të bëjë të tilla çmendurira.
Pas pushimeve luksoze në Maldive, në kohën kur Sali Berisha bërtiste për varfërinë dhe furgonët 8 plus 1, Shkëlzeni i bën një tjetër dhuratë të dashurës.
Ai i ka blerë rreth 6 mijë euro rroba asaj për një mbrëmje. Armina ka qenë e pranishme në një ceremoni të organizuar nga Albtelekom.
Binte në sy se ajo mbante një fustan Valentino, këpucë Loubotin, çantë Ferragamo dhe aksesorë superluksozë.
Shtëpia e Bardhë zemërohet me “selfie"-n e Obamës
Shtëpia e Bardhë ka kritikuar Samsung-un për promovim të foto “selfie” me presidentin, Barack Obama të realizuar nga një lojtar bejsbolli, David Ortiz.
Fotoja u bë me një telefon Samsung këtë javë dhe u postua nga kompania e prodhimit të telefonëve në Twitter.
Zëdhënësi, Jay Carney tha se imazhi i presidentit nuk duhet përdorur për qëllime komerciale. Përfaqësues të Samsungut nuk kanë bërë asnjë koment për këtë çështje.
Lojtari i basketbollit ka mohuar të ketë marrë para nga Samsung-u për këtë foto.
"Gardianët sillet si kafshë karshi nesh"
Alket Rizai, një nga të burgosurit më të famshëm shqiptarë në Greqi, thotë se, ata dhunohen dhe diskriminohen në institucionet e shtet grek ku vujanë dënimin. Rizai thotë se kjo sjellje vjen pasi institucionet shqiptare nuk reagojnë për këtë gjë.
"Rasti i Ilia Karelit nuk është i vetmi që një i dënuar shqiptar ka vdekur nga torturat në qelitë e burgjeve greke. Ka plot raste të tjera, që të dënuarit shqiptarë në Greqi, janë dhunuar për vdekje dhe janë deklaruar sikur janë vetëvarur", deklaron Rizai nga burgu.
Vazhdojnë ekzekutimet për kromin
Dy persona janë ekzekutuar mbrëm rreth orës 00:30 në vendin e quajtur “Ura e Tapizës”. Gjin Nika dhe Fabio Xhunga kanë mbetur të vdekur në vend nga të shtënat që vinin nga një person që udhëtonte me motor.
36-vjeçari Nika është liruar pak javë më parë nga paraburgimi, pasi ishte arrestuar në Tiranë gjatë muajit janar, si i dyshuari kryesor për dy vrasje, një të ndodhur në Tiranë dhe një në Bulqizë.