Arkiv-Lajme
Kavoja rreth shtatores së Zogut më 7 prill. Paloka është i bindur: Rama desh ta zëvendësojë me Enverin
Donin ta rrëzonin apo thjesht të provokonin? Autorë ende të paidentifikuar kanë tentuar gjatë orëve të natës të rrëzojne monumentin e Ahmet Zogut, i cili është vendosur rreth dy vjet më parë nga Qeveria Berisha në bulevardin e kryeqytetit. Ditën e sotme, është konstatuar se disa kavo çeliku janë lidhur përreth shtatores, duke qëndruar aty deri në orët e mesditës. Nuk dihet nëse gjatë natës dikush ka tentuar ta rrëzojë, por ky gjest është konsideruar si një akt provokativ.
Ukraina në kaos, prag i luftës civile pas ngjarjeve në Donjetsk. OSBE dhe Berlini japin alarmin
Ngjarjet e këtyre ditëve e orëve në Ukrainë kanë vënë në alarm ndërkombëtarët. Aktivistët pro-rusë në lindje të Ukrainës kanë deklaruar Donjetskun Republikë. Ata kanë mësyrë në ndërtesat shtetërore të sigurisë në qytetet Donjeck dhe Luhanck duke u përleshur me policinë, kanë bërë të ditur zyrtarë ukrainas. Protestat në lindje vazhdojnë prej disa ditësh. Ndërkohë aktivistët kanë deklaruar se në 11 maj do të zhvillojnë referendum. Mediat e huaja kanë njoftuar se protestuesit në Luhanck kanë bastisur depot e armëve në ndërtesat e sigurisë.
Projektligji i ri, i heq 11 kompetenca mbi ushtrinë presidentit. Tre më kryesoret i merr kryeministri, thotë Panorama
Në numrin e sotëm, e përditshmja Panorama është hapur me projektligjin e ri të qeverisë, që parashikon heqjen e disa kompetencave presidenciale mbi ushtrinë dhe marrjen e tyre nga kryeministri. Drafti i hartuar nga ministria e Mbrojtjes pritet që paraqitet së shpejti dhe ka 27 nene. Projekti, thotë gazeta, parashikon heqjen e 11 kompetencave nga Presidenti i Republikës, tre prej të cilave i kalojnë kryeministrit.
INSTAT: Rritja ekonomike në tremujorin e fundit të 2013-ës, 1.1%
INSTAT-i publikoi sot treguesin e Vlerës së Shtuar Bruto (V.SH.B). Sipas këtij treguesi, ekonomia në tremujorin e katërt të vitit 2013 vlerësohet me rritje prej 1.10% kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2012. Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës të vitit 2013, treguesi i Vlerës së Shtuar Bruto vlerësohet me një rritje prej 2.32 %.
Ndikim në këtë rritje kanë dhënë degët e ekonomisë si Tregti Hotele dhe Restorante, Ndërtim, Industri dhe Posta dhe Komunikacioni.
Rama prezanton prefekten e re të Vlorës dhe kërkon trajtim me respekt dhe dinjitet të qytetarit
Me një ceremoni të “dorëzimit të stafetës”, ku ishin të pranishëm paraardhësi dhe pasardhësi në detyrë, kryeministri Rama prezantoi zyrtarisht prefekten e re e Vlorës, Etjona Hoxha, e cila në këtë detyrë zëvendëson Besnik Dervishin. Rama, njëherësh deputet në këtë qark, garantoi mbështetjen për prefekten e re të Vlorës dhe theksoi gatishmërinë e qeverisë për përmbushjen e premtimeve të fushatës.
Spërkatja e fundit dizinfektuese e bregdetit, në vitin 1989. Ministri Beqaj: Këtë vit do marrim masa
Spërkatja e fundit e bregdetit për dezinfektim para sezonit veror, është kryer në vitin 1989, pra 25 vjet më parë. Në 7 prill, Ditën Botërore të Shëndetit, ministri Ilir Beqaj e ka vënë theksin tek rreziku i përhapjes së sëmundjeve, prej të cilave rrezikohet gjysma e popullsisë. Ministri bëri me dije se gjatë këtij viti do të merren masa për dezinfektim para dhe gjatë sezonit turistik të vitit 2014. “Spërkatja e fundit në bregdet është bërë në vitin 1989. Ka qenë kërkesë e kryeministrit Rama që të hartohej një plan për dezinfektimin.
Deputeti A.Turku sugjeron një pakt kalorsiak në politikën shqiptare
Deputeti demokrat i Elbasanit, ish nënkryetari i Kuvendit Ardian Turku ka dhënë një intervistë për G.Shqiptare, ku ka trajtuar konfliktualitetin në politikën dhe shoqërinë shqiptare, si dhe situatën post-zgjedhore në PD. Ja ç’propozon Turku sa i përket gjendjes aktuale në politikë: “…do të mendoja se duhet një pakt.
Viktor Orban drejt mandatit të tretë. I “forti” i Hungarisë që frikëson Europën
Partia konservatore e populistit Viktor Orban kryeson zgjedhjet legjislative të mbajtura sot në Hungari. Të paktën këto janë rezultatet e dala nga instituti Nezopont. Ky do të jetë mandati i tretë që Orban do të mbajë si kryeministër i vendit të tij. Në qeverinë e re pritet të futet edhe parti e ekstremit të djathtë (Jobbik) që sipas exit-polleve ka arritur një rezultat 18 %. Pavarësisht kundërshtimeve në Hungari dhe jashtë vendit, qeveria konservatore e Viktor Orban vlerësohet se ka sjellë ndryshime të thella.
Totozani këshillon kryekomunarin e Pustecit: Var një flamur të ri, qenka grisur
Avokati i Popullit Igli Totozani gjatë një takimi me kreun e komunës Pustec në Korcë, e njohur si zonë me minoritet maqedonas, nënvizoi se ka ardhur koha që qeveria shqiptare të miratojë një ligj për minoritetet. Teksa ka parë në këtë njësi vendore flamurin tonë kombëtar që valvitej i dëmtuar, Totozani i ka kërkuar kryekomunarit Themelko zëvendësimin e tij.
Gruevski bën thirrje për votë kundër shqiptarëve, reagon BDI: Thirrje e gabuar
Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski u shpreh nga Shkupi se VMRO-së i duhen 62 deputetë në Kuvend, me qëllim që të mund të realizojë reformat. Ai ka kërkuar në Shkup votën masive të maqedonasve, me qëllim që të shmangë presionet që i bëhen nga ana e shqiptarëve. Duke përmendur BDI-në, Gruevski u shpreh se vota e qytetarëve është e rëndësishme për vetë ata dhe për të ardhmen e Maqedonisë.
