Totozani këshillon kryekomunarin e Pustecit: Var një flamur të ri, qenka grisur

Postuar në 06 Prill, 2014 12:47

Avokati i Popullit Igli Totozani gjatë një takimi me kreun e komunës Pustec në Korcë, e njohur si zonë me minoritet maqedonas, nënvizoi se ka ardhur koha që qeveria shqiptare të miratojë një ligj për minoritetet. Teksa ka parë në këtë njësi vendore flamurin tonë kombëtar që valvitej i dëmtuar, Totozani i ka kërkuar kryekomunarit Themelko zëvendësimin e tij.

“Në mënyrë miqësore i këshillova kryetarit që të ndryshojë flamurin shqiptar që është aty, pasi është në gjendje jo të mirë, është pak i grisur. Dhe ai më premtoi që do e bëjë sa më shpejt dhe kjo do ishte gjithashtu diçka e mirë”, deklaroi Totozani.  Në këtë takim janë diskutuar gjithashtu edhe cështje të tjera të rëndësishme që shqetësojnë këtë minoritet. Kjo komunë deri para një viti quhej komuna “Liqenas” por me vendim të Kuvendit të Shqipërisë dhe propozim të Këshillit Komunal, u vendos të quhej komuna “Pustec” duke rikthyer emrin maqedonas të fshatit.

Për më shumë: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/totozani-keshillon-kryekomunarin-e-pustecit-var-nje-flamur-te-ri-qenka-grisur-181512.html

k.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Shiko ca njerez te felliqur keta minoritaret...?</p><p>Tamam bastarde, dhe qeveria jone ju ploteson cdo kekrese --Ndryshojme emrine &nbsp;fshatit sepse e kerkojne 5 bujq te ardhur nga shkretetirat e Siberise ne tokat tona..! --Kjo eshte skandaloze&nbsp;</p><p>Qe nga 1990 e ketej qeverite shqiptare kane punuar per minoritetet , jo per shqiptaret --Kjo eshte e paimagjinueshme --Qeveria e zgjedhur nga shumica shqiptare &nbsp;punon per pakicen e pakices &nbsp;se huaj ....</p>

Submitted by fatmir mehmeti (not verified) on

<p>edhe minoritaret jane banore te shqiperise, qe punojne pagujne taksa, kane familjet e tyre dhe jeten e tyre. crendesi ka se kur dhe nga kane ardhur. deri ne momentin qe nuk bejne dicka kunder ketij shteti, jane po aq te respektuar sa cdo person i ndershem i ketij vendi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.