INSTAT: Rritja ekonomike në tremujorin e fundit të 2013-ës, 1.1%

Postuar në 07 Prill, 2014 07:06

INSTAT-i publikoi sot treguesin e Vlerës së Shtuar Bruto (V.SH.B). Sipas këtij treguesi, ekonomia në tremujorin e katërt të vitit 2013 vlerësohet me rritje prej 1.10% kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2012. Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës të vitit 2013, treguesi i Vlerës së Shtuar Bruto vlerësohet me një rritje prej 2.32 %.

Ndikim në këtë rritje kanë dhënë degët e ekonomisë si Tregti Hotele dhe Restorante, Ndërtim, Industri dhe Posta dhe Komunikacioni.

Degët kryesore të ekonomisë për tremujorin e katërt të vitit 2013 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2012 shfaqen si më poshtë:

Aktiviteti bujqësor në tremujorin e katërt të vitit 2013 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë pati rritje prej 1.23%.

Grupi i industrive u rrit me 7.18% në tremujorin e katërt të vitit 2013 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2012.

Aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e katërt të vitit 2013 pati rritje prej 3.66% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2012.

Grupi i degëve Tregti, Hotele dhe Restorante pati një rritje prej 3,12% në tremujorin e katërt të vitit 2013 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Në këtë grup, tregtia pati një rritje prej 7,04% ndërsa hotele dhe restorante patën rënie me rreth 16.71%.

Aktiviteti i transportit në tremujorin e katërt të vitit 2013 u ul me 27.92% krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Grupi Posta dhe Komunikacioni u shfaq me një rritje prej 8.36% në tremujorin e katërt të vitit 2013 përkundrejt tremujorit të katërt të vitit 2012.

Grupimi Shërbimet e tjera në tremujorin e katërt të vitit 2013 pati rënie me 1.76% kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2012. Në këtë grup, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia ndikuan pozitivisht, ndërsa rënia ndikohet nga ecuria negative e sektori financiar, sektorit të pasurve të patundshme, rentës dhe aktiviteteve ndihmëse të biznesit ( aktivitete ligjore, të arkitekturës, inxhinierike si dhe konsulenca)

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.