Arkiv-Lajme
Ish-ministri i Brendshëm paralajmëron valë protestash dhe thotë: Edi Ramën do ta bëjmë të ikë nga zyra e tij me vrap
Reagimi i opozitës ndaj vendimeve të qeverisë nuk do të mjaftohet vetëm me deklarata dhe qëndrime kundër të deputetëve të PD-së në Kuvend. Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti demokrat, Flamur Noka paralajmëron se shumë shpejt, PD-ja dhe opozita do të zhvillojnë protestat më të mëdha që janë parë ndonjëherë në vend, të cilat do të çojnë në rrëzimin e Edi Ramës. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Noka shprehet se protestat janë një mjet i gjithë opozitave. Por, sipas tij, domosdoshmërinë e tyre e sjellin edhe vendimet e mazhorancës, të cilat po dëmtojnë interesat e qytetarëve.
“Shqiptarja”: Basha mbyllet në zyrën e tij, humb kontaktin me deputetët
Kur pritet që Partia Demokratike të nisë procedurat për reformimin e saj dhe për zgjedhjen e strukturave drejtuese, Lulzim Basha i ka bllokuar të gjitha këto procedura duke u mbyllur në zyrën e tij dhe duke mos bërë asnjë komunikim me partinë. Burime nga selia blu bënë me dije për “Shqiptarja.com”, se kreu i demokratëve, ka disa javë që nuk diskuton më çështjet e partisë apo për procedurat e reformimit të saj, por është mbyllur në zyrën e tij duke bërë një bllokim total të komunikimit.
Alarmi i Toksikologjisë: Çdo ditë në Shqipëri ka të dehur 14-15 vjeçarë
Numri i të rinjve por edhe i femrave që kanë probleme me alkoolin po vjen në rritje. Sipas të dhënave të repartit të Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", çdo ditë paraqiten 10 persona të alkoolizuar, ku një numër i madh i tyre janë adoleshentë. Ky numër, në ditë festash dhe sidomos gjatë fundjavës, kur të rinjtë dalin për jetë nate, dyfishohet.
Matteo Renzi "pushton" mediat italiane, 5 orë në ditë në TV
Kryeministri i ri i Italisë ka bërë paraqitje mjaft të shpeshta në media javët e fundit. Për këtë mediet italiane po flasin për strategji të Matteo Renzit për të pushtuar televizionet.
Mes datave 7 dhe 31 mars, Renzi ka dalë në ekranet e televizioneve italiane afërsisht 5 orë në ditë, shkruan gazeta “La Stampa”. Në total në të gjitha televizionit, kryeministri italian ka dalë rreth 70 orë.
Merkel komenton takimin me Ramën, Ballkani s’është më ai i 1990
Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka komentuar takimin e saj me Kryeministrin Rama në mbledhjen e Partisë Kristian Demokrate. Në këtë takim ku është disktuar për zgjedhjet parlamentare evropiane në 25 maj Merkel ka thënë: “Këtë javë ishte në takim me mua, Kryeministri i ri i Shqipërisë. Ai më tregoi për një takim të gjithë Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor tek BERZH në Londër, ku ata për herë të parë, mund të qëndronin me njëri- tjetrin si Kryeministra, me gjithë diferencat e shumta që nga Kosova, Serbia, Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia, çdo gjë është e drejtë.
Ngjela: Elita politike e zhytur në krim, krijohet zyrtarisht lëvizja e re jo politike
Krijohet zyrtarisht një lëvizje e re jo politike. Ky lajm është dhënë nga Spartak Ngjela, kreu i PLD. “Shpesh herë gjërat bëhen me forcë. Presioni i opinionit publik ka dhënë shenja që ka gjasa të përmirësojë qeverisjen. Kemi një opozitë që nuk është ende e kthjellët për pozicionin real ka qënë 8 vjet në qeverisje dhe ka qenë në kontuinitet me korrupsionin. Po kalojmë në një kontuinitet në një vazhdimësi abuzive. Shenjat janë që po bie në korrupsion dhe po ra në korrupsion do mbrojë korrupsionin. Po krijojmë një lëvizje jo politike. Kam takuar edhe zotin Spahiu edhe zotin Topi.
Mjekësia Ligjore: Ilia Karelit i është hequr zemra në Greqi. Reagon Igli Totozani: Ky nuk është i vetmi rast
Detaje shokuese dalin nga ekspertiza shqiptare për vdekjen e Ilia Karelit. Mjekësia Ligjore shqiptare konstaton se në trupin e Ilia Karelit mungon organi jetik, zemra. 32-vjeçari u vra në burgun Nigrita në Greqi, pak ditë pasi kishte vrarë një gardian në burgun e Malandrinos ku vuante dënimin. Gjithashtu Mjekësia Ligjore në Shqipëri pas autopsisë ka vënë re edhe mungesën e disa indeve në bërryla dhe gishta.
SHBA: Kina të mos provojë aneksim të stilit të Krimesë
Aneksimi i Krimesë nga Rusia mund të jetë një shembull që mund të ndiqet nga Kina për të përmbushur pretendimet e saj territoriale. Ky veprim i Rusisë ka ngritur shqetësime tek aleatët e SHBA-së në rajon lidhur me mundësinë e përdorimit të forcës nga ana e Kinës.
Kësaj i druhet SHBA-ja, e cila paralajmëron vendin aziatik se do të mbrojë aleatët e saj nëse tenton t’u japë një zgjidhje të tillë problemeve me Japoninë apo Korenë e Jugut.
Berisha: Marrëveshja me FMN-në njëlloj si armët kimike, u arrit në fshehtësi
Ish-kryeministri, Sali Berisha edhe pas miratimit të marrëveshjes së borxhit me FMN-në, vazhdon të mbajë qëndrimin se kjo marrëveshje do të shoqërohet me rritje taksash, rritje të çmimit të energjisë dhe rritje të moshës së pensionit.
Berisha thotë se ka 21 kushte nga FMN që sipas tij “rrënojnë deri në palcë buxhetin e qindra mijëra familjeve shqiptare”. Për këtë qëllim ai mbështet vendimin e sindikatave për të protestuar.
Ermonela Jaho nderohet me “Medalje Nderi”: Shqiptarët e kanë të vështirë të vlerësojnë dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin
Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me famë botërore, është nderuar nga qeveria shqiptare me “Medalje Nderi”. Ky nderim për Jahon mund të konsiderohet ndër më të lartët, pasi kjo medalje rezervohet ekskluzivisht për krerë shtetesh.
Në ceremoninë e rastit, kreu i qeverisë, Edi Rama u shpreh se “jam krenar që Ermonela Jaho e cila i takon gjithë botës dhe që atdhe ka Shqipërinë, është këtu me ne për të na dhënë kurajë dhe besim që edhe Shqipëria do të jetë një ditë përkrah Francës, Austrisë, Britanisë së Madhe, njësoj siç është në axhendën e këngëtares së madhe”.