Merkel komenton takimin me Ramën, Ballkani s’është më ai i 1990

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka komentuar takimin e saj me Kryeministrin Rama në mbledhjen e Partisë Kristian Demokrate. Në këtë takim ku është disktuar për zgjedhjet parlamentare evropiane në 25 maj Merkel ka thënë: “Këtë javë ishte në takim me mua, Kryeministri i ri i Shqipërisë. Ai më tregoi për një takim të gjithë Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor tek BERZH në Londër, ku ata për herë të parë, mund të qëndronin me njëri- tjetrin si Kryeministra, me gjithë diferencat e shumta që nga Kosova, Serbia, Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia, çdo gjë është e drejtë. Ai më tha se, për herë të parë, mund të bisedonim me njëri-tjetrin për të ardhmen tonëdhe nuk mendonim në mënyrë armiqësore për njëri-tjetrin.”. Kancelarja Merkel theksoi se arritjet që janë bërë në 100 vjet janë një arsye e fortë për të votuar në 25 maj. Merkel shprehet se tashmë ajo e sheh me një tjetër sy Ballkanin Perëndimor dhe se vendet e këtij rajoni ka bërë shumë hapa përpara të cilat duhen vlerësuar. “Cfarë është realizuar në këto 100 vjet, na jep ne arsyen për të votuar më 25 maj. Ne drejtohemi nga motoja themeluese e Unionit Kristian Demokrat “ Me besim të plotë te Zoti, ne dëshirojmë të ndërtojmë për fëmijët dhe nipërit tanë, një të ardhme të lumtur. Çdo brez ka sfidat e tij. Para 25 vjetësh kur ra muri, dikush mendoi se ne nuk kemi nevojë të flasim më për paqen dhe lirinë në Europë. Pastaj përjetuam në vitet 90-të, luftërat e tmerrshme në Ballkan.”- ka thënë Merkel.
https://www.youtube.com/watch?v=IP6KukAcIGQ
S.S
Comments
Po behet Ram si Kim
<p>Po behet Ram si Kim Kardashian yll pa bere asgje......................</p>
Add new comment