Mjekësia Ligjore: Ilia Karelit i është hequr zemra në Greqi. Reagon Igli Totozani: Ky nuk është i vetmi rast

Detaje shokuese dalin nga ekspertiza shqiptare për vdekjen e Ilia Karelit. Mjekësia Ligjore shqiptare konstaton se në trupin e Ilia Karelit mungon organi jetik, zemra. 32-vjeçari u vra në burgun Nigrita në Greqi, pak ditë pasi kishte vrarë një gardian në burgun e Malandrinos ku vuante dënimin. Gjithashtu Mjekësia Ligjore në Shqipëri pas autopsisë ka vënë re edhe mungesën e disa indeve në bërryla dhe gishta. Në një letër drejtuar Prokurorisë ky institucion kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe t’i kërkojë llogari palës greke, për faktin e mjekësia ligjore aty i ka hequr zemrën 32-vjeçarit shqiptar. “Prokuroria t’i kërkojë informacion mjekësisë ligjore greke. Ekspertiza greke të japë informacione pse është hequr zemra. Për ekspertizë s’ka pse të merret e gjithë zemra’, thuhet në letrën e Mjekësisë Ligjore drejtuar Prokurorisë. Kanë kaluar më shumë se dy javë nga vrasja e Karelit dhe u mbajt e fshehur heqja e zemrës, madje është mohuar ky fakt nga të dyja palët.
Ndërkohë për këtë skandal ka reaguar edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani. Ai është shprehur në media se dhuna e ushtruar ndaj të burgosurit Ilia Kareli duke vënë theksin se ky nuk është rasti i vetëm. “Rasti i Karelit, është një rast i një torture ç`njerëzore, megjithatë ka pasur edhe raste të tjera të kësaj natyre. Gardianët e kanë qëlluar në mënyrë barbare, ndërsa po e ndjekim rastin për ta zbardhur si ngjarje dhe për të dënuar autorët. Kam kontaktuar me homologun e Ministrisë së Jashtme greke për ta zbardhur deri ne fund.”, ka thënë Totozani. S.S
Comments
Zemra i eshte hequr per tu
<p>Zemra i eshte hequr per tu shitur mijra Euro ndonje pasaniku qe ka nevoje per transplant. Ne nje vend rrumpalle sic eshte greqia ne kete moment njerezit per ca leke do te benin gjithcka dhe aq me teper kur behet fjale per jeten e nje te burgosur shqiptar. Shteti duhet te kerkoje zemren e tij dhe ti beje teste qe te sigurohet se eshte pikerisht e tij. Ne te kundert Greqise i duhet kerkuar te zbuloje rrjetin e trafikut te organeve qe ekziston ne keto struktura shteterore dhe eshte perfshire ne kete skandal. Nuk ka asnje justifikim qe ti hiqet zemra nje personi per ekspertize.</p>
Add new comment