Ngjela: Elita politike e zhytur në krim, krijohet zyrtarisht lëvizja e re jo politike

Postuar në 05 Prill, 2014 11:10

Krijohet zyrtarisht një lëvizje e re jo politike. Ky lajm është dhënë nga Spartak Ngjela, kreu i PLD. “Shpesh herë gjërat bëhen me forcë. Presioni i opinionit publik ka dhënë shenja që ka gjasa të përmirësojë qeverisjen. Kemi një opozitë që nuk është ende e kthjellët për pozicionin real ka qënë 8 vjet në qeverisje dhe ka qenë në kontuinitet me korrupsionin. Po kalojmë në një kontuinitet në një vazhdimësi abuzive. Shenjat janë që po bie në korrupsion dhe po ra në korrupsion do mbrojë korrupsionin. Po krijojmë një lëvizje jo politike. Kam takuar edhe zotin Spahiu edhe zotin Topi. Më pranë jam me zotin Topi. Të mundohemi të ngremë një lëvizje transversale.”, ka thënë Ngjela i ftuar në rubrikën Opinion në Neës24. Sipas tij qeveria nuk po e zgjidh korrupsionin dhe elita politike është e lidhur me krimin. Lëvizja e re e sapo krijuar do të bashkëpunojë edhe me shoqërinë civile në mërnyrë që presioni publik që të do ushtrohet tek qeverisja do ta përmirësojë punën e saj. Ashtu sikurse deklaron Spartak Ngjela në këtë lëvizje janë bashkuar edhe shumë personalitete. “Bamir Topi është një lider i të djathtës dhe vjen me një backgraund të lartë. Se si do avancojë nuk e di por shpresojmë të jetë pozitive pa histerinë e pushtetit, rrëzimit të pushteteve. Hyra në bisedime me AK sepse përbëhet nga të rinj. U bashkova me një segment të së djathtës sepse nuk është bashkuar me të djathtën e rënë nga pushteti për moralitet. Elita e politikës është e lidhur me segmente kriminale. Që të bjerë xhaketa e krimit duhet rrëzuar gozhda. Do forcë popullore. Do prisni 20 vjet për të kthyer moralitetin në këtë vend.”- u shpreh Ngjela.    S.S

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

E para ky vend nuk ka pasur ndonjehere moralitet, kjo do te thote qe duhet pritur jo per te kthyer moralitetin, por eventualisht per te vendosur per here te pare moralitetin ne kete vend. E dyta, cfare domethene levizje jo politike?!? Cfare pret ti te realizosh me kete levizje jo politike, pervec se te jesh vete per nja dy jave neper faqet e para te gazetave te lodhura shqiptare, dhe ne ndonje talk show te televizioneve llafazane shqiptare? Politika ne asnje vend dhe kurre ndonjehere nuk ka pjerdhur nga jo politika, neqoftese ti nuk e ke marre vesh akoma kete, atehere me mire qe neser fillo te mos dalesh nga shtepia.

Ky eshte edhe lepuri i rradhes qe nxjerr nga cilindri i tij prestigjatori Spartak Ngjela, i harxhuar e i ndryshkur ngado qe ta kthesh, thjesht zemerak dhe inatci me te gjithe. Nuk po them se e ka gabim kur thote qe politika ne Shqiperi eshte e zhytur ne krim dhe korrupsion, por nuk eshte ai njeriu qe do ta shpetoje kete vend, i mungon teresisht besueshmeria dhe edhe idea me e drejte dhe e sakte e futur ne gojen e tij shnderrohet ne nje lecke te grisur e te palare.

Spartak, te lutem ik e mçifu se mjaft ke rrokanisur.....

Submitted by Blendi (not verified) on

Mire, mo, mire. Po nje Top i zgjedhur si president me vota te blera e nje Spahi i zhytur ne korrupsion dhe paterice e Berishes nuk besoj se jane shpresa qe presim.

Pastaj cdo levizje anti-qeveri ne keto momente perkthehet ne pro-Sali, pasi synon logjikisht renien e qeverise.

Ngjela mban ende nje pjese te fajit (bashke me Zogajn, etj.) per ripromovimin e nje bajge si Sali Berisha ne vitin 2005. Pse nuk beri atehere nje levizje te tille?

Tung,

Blendi

Submitted by Ngjela degjohet... (not verified) on

Po mire o avokat,

pas librave qe shkrove e botove

dhe qe nuk kaluan ne heshtje,

se u be nje cerek shekulli ne politike te lire,

dhe e ke prekur me pellembe e me shputa tere truallin e spektrit politik

(se ti je djale i kenduar, origjinal, capraz, paksa rebel, por edhe i adaptueshem e maturak),

Pra pas tere ketij aktiviteti (dhe pasi Rama me ne fund te ofroi, si ndarje pushteti, Komitetin e Veteraneve)

vajte dhe e shpalose Doktrinen tende kunder korrupsionit me Anila Bashen, or burre i dheut?!

Ne se ke dicka per te bere, bisedo paraprakisht me shtate-tete gazetaret me kurajoze te Tiranes,

dhe prano te "grricesh" prej tyre parimisht dhe behu gati te japesh emra qe lidhen me korrupsionin.

Submitted by AnonTr (not verified) on

Ne princip ke te drejte Z.Ngjela por Topi dhe Spahiu nuk jane me te paster se ata qe kritikon. Spahiu  e demaskoi veten nje vit me pare e Topi deri me 21 Janar 2011 ishte ushtar po aq i bindur i Berishes sa eshte sot Nishani.

Submitted by bbb (not verified) on

Ky eshte hap i vetem qe ka mbetur. Ndofta Ngjela sja del dot vetem por rasti i armve kimike tregoi se populli mund te zgjohet kur e lyp nevoja...Smundet populli te pranoje kryeparlamentar nje super hajdut me cizme, dhe te shofi sesi nje i korruptuar feston datelindje duke shpenzuar shifra astronomike. Nuk di sesi mund ta mbroje ndokush idene e kundert.

Submitted by Anonim (not verified) on

Duhet shoqeri civile jo kallauze te politikes ne shoqerine civile per ta manipuluar dhe orientuar sipas interesave te politikes. Ngjela, Topi dhe Spahiu nuk i plotesojne kriteret per tu quajtur pjese e shoqerise civile. Imagjino Topi takon Ramen dhe ne takim i jep nje liste me emra qe i do te punesuar ne administrate ose te mos i heqin nga administrata. Operacioni vihet menjehere ne zbatim me pas. Cfare pret nga ai ti? Kjo duket qe eshte zhurme.Shiko rastin e fteses per te takuar Lulin e vocerr. Duan ta bejne Lulin faktor se askush nuk e merr seriozisht. E ftojne per te diskutuar per reformaaaaa. Cftese? Demokracia eshte vote. Vota eshte ne parlamentin e zgjedhur nga populli dhe ne fund te fundit eshte numra. Per cfare duhet diskutuar per show? Per ta bere faktor ? Futja kot.

Submitted by Tirana (not verified) on

Topi eshte nje figure tejet e konsumuar dhe per me teper i perlyer. Zoti Ngjela duhet te therrasi figura te reja dhe jo te ricikloje individe pa asnje vlere. Rrofte Shqiperia! Poshte Mafia!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.