SHBA: Kina të mos provojë aneksim të stilit të Krimesë

Postuar në 05 Prill, 2014 09:02

Aneksimi i Krimesë nga Rusia mund të jetë një shembull që mund të ndiqet nga Kina për të përmbushur pretendimet e saj territoriale. Ky veprim i Rusisë ka ngritur shqetësime tek aleatët e SHBA-së në rajon lidhur me mundësinë e përdorimit të forcës nga ana e Kinës.

Kësaj i druhet SHBA-ja, e cila paralajmëron vendin aziatik se do të mbrojë aleatët e saj nëse tenton t’u japë një zgjidhje të tillë problemeve me Japoninë apo Korenë e Jugut.

Kryediplomati për Azinë Lindore, Daniel Russel duke folur në komisionit për Politikën e Jashtme në Senat, ka deklaruar se, “Kina nuk duhet të vërë në dyshim angazhimin e SHBA-ve për të mbrojtur aleatët e saj aziatikë”.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.