Arkiv-Lajme

Gruevski bën thirrje për votë kundër shqiptarëve, reagon BDI: Thirrje e gabuar

Postuar në 06 Prill, 2014 12:27

Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski u shpreh nga Shkupi se VMRO-së i duhen 62 deputetë në Kuvend, me qëllim që të mund të realizojë reformat.  Ai ka kërkuar në Shkup votën masive të maqedonasve, me qëllim që të shmangë presionet që i bëhen nga ana e shqiptarëve. Duke përmendur BDI-në, Gruevski u shpreh se vota e qytetarëve është e rëndësishme për vetë ata dhe për të ardhmen e Maqedonisë.

Faturat e çuditshme të borxheve të institucioneve. Më e vjetra daton në 1995 dhe është vetëm 84 lekë!

Postuar në 06 Prill, 2014 10:13

Nisma e Ministrisë së Financave për të shlyer çdo lloj detyrimi që shteti ka ndaj palëve të treta nxori në pah edhe një listë tjetër, e cila mban llojin e detyrimeve që në vite institucionet nuk i kanë paguar bizneseve. Fatura më e vjetër daton që në vitin 1995 dhe është vetëm 84 lekë, detyrim që duhet të shkonte për postën shqiptare nga ana e një institucioni shtetëror në Gjirokastër.

Modi, nga shitës çaji në kandidat për kryeministër

Postuar në 06 Prill, 2014 09:06

Ndërsa fillon procesi i votimit në Indi opinioni i njëzëshëm i vëzhguesve po bindet gjithnjë e më shumë se Narendra Modi, kandidati për kryeministër i Partisë nacionaliste Hindu “Bharatiya Janata” (BJP), është fitues i sigurtë, e madje me një diferencë të madhe. Bëhet fjalë për një personazh tej mase kontrovers, gjysëm i panjohur në arenën ndërkombëtare, që në rast të një fitoreje, mund të jetë i destinuar të ndryshojë radikalisht imazhin e Indisë.

Kosova edhe një hap më pranë NATO-s, merr statusin e “vëzhguesit”

Postuar në 06 Prill, 2014 06:39

Kreu i delegacionit të Lituanisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Ojars Eriks Kalnins, ka bërë të ditur se, gjatë takimit në Riga, Parlamentit të Kosovës i është dhënë statusi i vëzhguesit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.  “Parlamenti i Kosovës ka marrë statusin e vëzhguesit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, ka shkruar Ojars Eriks Kalnins në Twitter.

Rama: Po mbajmë premtimin për legalizimet falas

Postuar në 06 Prill, 2014 06:24

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i ALUIZNI-t Artan Lame, në një takim me banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës dorëzuan disa dokumenta pronësie për banorët që kishin bërë aplikime shumë vite më parë për të legalizuar ndërtimet e tyre. Në fjalën e tij, Rama theksoi se qeveria e tij po realizon “zotimin madhor të fushatës për legalizimet falas”. “Kemi filluar në çdo zonë të Shqipërisë me dhënien e dokumenteve të pronësisë. Shumë familje kanë paguar nga disa herë për të marrë dokumentet dhe ende nuk kanë legalizuar asgjë, por kjo gjë do të ndryshojë”, deklaroi kryeministri.

Nis të aplikohet skema e re kundër evazionit fiskal. Faturat “konvertohen” në bileta llotarie

Postuar në 06 Prill, 2014 05:58

Me synimin për të ndërgjegjësuar qytetarët që të ruajnë biletat e transportit urban dhe t’ua kërkojnë këto të fundit faturinove kur e përdorin këtë transport në përditshmërinë e tyre është zhvilluar ditën e sotme shorteu “Ruaj biletën dhe fito”.  Në shorte  janë shpërndarë në mënyrë simbolike pajisje elektroshtëpiake për qytetarët që kanë ruajtur biletat e linjës Kombinat-Kinostudio.

Kredia, gjykata ngrin pronat e Leka Zogut II

Postuar në 06 Prill, 2014 03:52

Gazeta “Panorama” shkruan sot se Leka Zogu II, i njohur si princi Leka, ka humbur gjyqin kundër një banke të nivelit të dytë ku ai ka marrë një kredi prej 518 mijë eurosh. Palë tjetër kundërshtare e Zogut në këtë proces ishte edhe një shoqëri përmbarimore, e cila kishte lëshuar ndaj tij një urdhër për sekuestro konservative, “ngrirje”, të katër pronave të paluajtshme të tij në kryeqytet.

Qeveria plan për shkurtimin e 40 mijë punonjësve të administratës publike?

Postuar në 06 Prill, 2014 03:42

Gazeta “Sot” shkruan rreth ekzistencës së një plani të qeverisë për shkurtime drastike në administratën publike. Sipas gazetës, mbi 40 mijë punonjës të administratës nuk do të paguhen më me paratë e taksapaguesve shqiptarë. “Nga 100 mijë punonjës që përbëhet aktualisht administrata publike, numri i punonjësve që do të firmosin në bordero në fund të muajit, pritet të shkojë në 60 mijë.

“Huffington Post”: Shkoni në Porto Palermo

Postuar në 06 Prill, 2014 03:41

Gazeta prestigjoze online në Shtetet e Bashkuara, “Huffington Post” rendit Porto Palermon në Shqipëri si destinacionin e parë në Europë që ia vlen të zbulohet. Në shkrimin e saj, Emili Vaserman flet pikërisht për ato copëza të pazbuluara që natyra i ruan si sekrete, por bukuria e tyre nuk duhet lënë pa shijuar. “Kur flitet për destinacionet më të mira të Europës, më i madh nuk do të thotë më i mirë”, shkruan ajo.  Ndërsa pjesa më e madhe e vizitorëve vrapojnë drejt Londrës apo Parisit, duhet ndryshuar drejtimi.

Në Durrës ka rreth 40 mijë ndërtime të padeklaruara

Postuar në 06 Prill, 2014 03:28

Në qarkun e Durrësit, ndërtimi i banesave të padeklaruara për legalizim është shumë i madh. Sipas statistikave të Drejtorisë së ALUIZNI-t, janë në proces legalizimi rreth 40 mijë banesa. Kreu i degës lokale, Flamur Gjuzi, ka deklaruar se numri i banesave të padeklaruara në shkallë qarku është më i madh. Sipas zyrtarit, nga verifikimet e bëra në terren ka rezultuar me shifra paraprake se janë edhe një numër i madh banesash që janë ndërtuar dhe nuk janë të deklaruara as për legalizim.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme