Në Durrës ka rreth 40 mijë ndërtime të padeklaruara

Në qarkun e Durrësit, ndërtimi i banesave të padeklaruara për legalizim është shumë i madh. Sipas statistikave të Drejtorisë së ALUIZNI-t, janë në proces legalizimi rreth 40 mijë banesa. Kreu i degës lokale, Flamur Gjuzi, ka deklaruar se numri i banesave të padeklaruara në shkallë qarku është më i madh. Sipas zyrtarit, nga verifikimet e bëra në terren ka rezultuar me shifra paraprake se janë edhe një numër i madh banesash që janë ndërtuar dhe nuk janë të deklaruara as për legalizim.
Gazeta “Dita” shkruan se përafërsisht nga verifikimet e deritanishme jo përfundimtare, mbi 40 mijë banesa nuk kanë dosje fare. Ndërkohë gjendja në këtë institucion është gjetur me mjaft të meta në dokumentacione. Për këtë shkak është punuar që të plotësohen dokumentet dhe të perqëndrohen nga i gjithë qarku në Durrës. Në degën e ALUIZNI-t janë grumbulluar të gjitha dosjet e qarkut, rreth 17800, që po përpunohen. Gjuzi shprehet se ka rreth 3 muaj që është punuar për të sistemuar dokumentacionin, i cili është gjetur në gjëndje mjaft skandaloze. “Kemi gjetur deri dosje të hedhura dhe pa asnjë fletë brenda saj”, shpjegon zyrtari. Këto ditë kanë përfunduar së sistemuari tërësisht dosjet përkatëse, por edhe është bërë përqendrimi i tyre nga i gjithë qarku, duke filluar me dosjet e Krujës, Fushë-Krujës, Ishmit, Manzës, Maminasit, Shijakut etj.
Për më shumë: http://gazetadita.al/dhermi-vijon-aksioni-i-inuk-per-ndertimet-pa-leje/
k.k
Comments
Buldozerin dhe pik
<p>Buldozerin dhe pik</p>
Add new comment