Kredia, gjykata ngrin pronat e Leka Zogut II

Postuar në 06 Prill, 2014 03:52

Gazeta “Panorama” shkruan sot se Leka Zogu II, i njohur si princi Leka, ka humbur gjyqin kundër një banke të nivelit të dytë ku ai ka marrë një kredi prej 518 mijë eurosh. Palë tjetër kundërshtare e Zogut në këtë proces ishte edhe një shoqëri përmbarimore, e cila kishte lëshuar ndaj tij një urdhër për sekuestro konservative, “ngrirje”, të katër pronave të paluajtshme të tij në kryeqytet. Nw artikullin e gazetarit Armand Bajrami shkruhet se urdhëri për “ngrirjen” e pronave të familjes mbretërore, që daton më 6 dhjetor 2013, është lëshuar për shkak të mosshlyerjes së kësteve të kredisë nga ana e Leka II Zogut.   Në vendimin e saj gjykata rrëzoi pretendimet e Zogut, i cili kërkonte kundërshtimin e këtij urdhri. Sipas të dhënave, kredia prej 518 mijë eurosh është marrë në vitin 2009.

Për shkak të mospagesave të kësteve të saj, në vitin 2012 Gjykata e Tiranës lëshoi urdhër për ekzekutimin e saj. Garanci për këtë kredi nga ana e Zogut ishte lënë një pasuri në bregdet në pronësi të K. K., 180 mijë metra katrorë truall, në Poro, Vlorë.  Por, në zbatim të një vendimi të Këshillit të Ministrave të vitit 2004, kjo sipërfaqe përfshihej në një rezervat natyror të mbrojtur nga shteti dhe nuk mund të tjetërsohej. Në këto kushte, në dhjetor të vitit të kaluar, shoqëria përmbarimore ka urdhëruar vendosjen e sekuestros në katër pasuri të tjera. Ky ka qenë edhe urdhri i kundërshtuar në gjykatë nga ana e Zogut. Palë të paditura në proces ishin shoqëria përmbarimore dhe banka e nivelit të dytë.

Për më shumë:

http://www.panorama.com.al/2014/04/06/kredia-gjykata-ngrin-pronat-e-leka-zogut-ii/

k.k

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

Nje vendim i drej a ka mudesi ti meren te gjitha se asgje nuk eshte e eija po jane te shtetit

Submitted by Dardan (not verified) on

Ku i gjeti pronat ky njeri?  Gjyshi i tij mund te kete pasur prona ne Burgajet por ne asnje menyre ne bregdet

Imagjino 180 mije, ore mije po them. 180 mije metra katrore. Po une kot paskam qene rropatur 25 vite ne Shqiperi? Ku i kam pronat o shtet i palluar nga kriminelet?

Mirë e keni zënë, mirë

Të lëmë djemtë nikoqirë

Po kështu si keni zënë

Gopn e sëmës keni për të ngrënë!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Simbas ligjit shqiptar trashigimtart gezojne te drejtat e pronesive, por ma pare kan detyre te lajne borxhet e trashigimlansit, qe ne kete rast asht ish mbreti Zog (jo mbreti Zog qe po na e quejne dise antirepublikan). Perderisa sa ishmbreti para se te ikte dhe te trathtonte Shqipnine dhe ushtrine e saje (gja qe duhej te denohej simbas kodit penal me burg dhe konfiskim pasurie) ai ka vjedhe paret e Bankes Shqiptare si dhe rogat e nepunsve. Prandej shteti shqiptar duhet te hjedhin ne gjygje trashigimtart per borgjet qe ka lane gjyshi i Zogut II (dhe asht gabim te quhet princ, sepse ne republike nuk ka princa o populli ma i trashe e Europes!!!!! ).

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.