Modi, nga shitës çaji në kandidat për kryeministër

Postuar në 06 Prill, 2014 09:06

Ndërsa fillon procesi i votimit në Indi opinioni i njëzëshëm i vëzhguesve po bindet gjithnjë e më shumë se Narendra Modi, kandidati për kryeministër i Partisë nacionaliste Hindu “Bharatiya Janata” (BJP), është fitues i sigurtë, e madje me një diferencë të madhe. Bëhet fjalë për një personazh tej mase kontrovers, gjysëm i panjohur në arenën ndërkombëtare, që në rast të një fitoreje, mund të jetë i destinuar të ndryshojë radikalisht imazhin e Indisë.

Modi, 64 vjeçar, ka treguar karakteristikat tipike të një njeriu të fortë duke u fokusuar në dy koncepte kryesore: nacionalizmin hindu dhe zhvillimin e rritjen me çdo kusht të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Modi është një vegjetarian, njihet si “workaholic” (i varur prej punës) dhe vesh kostume biznesi kur merr pjesë në takime biznesi, në vend të tunikave të punuara me dorë. Që fëmijë, ai ka ndihmuar babanë e tij për të shitur çaj në stacionin hekurudhor Vadnagar dhe në trena. Ka përfunduar shkollimin në Vadnagar, dhe një mësues e ka përshkruar atë si një student mesatar, por edhe si një diskutant të mprehtë. Që në fëmijëri ai ishte i përfshirë në teatër, çka duket se po i shërben tashmë edhe për fjalimet e tij para turmave. Ai shquhet për sensin e humorit dhe pothuajse në çdo mafinestim e bën turmën të shpërthejë në të qeshura me batutat e tij.

Që në vegjëli bëhet pjesë e një organizate nacionaliste hindu, e  cila  në 1985 e anëtarëson në partinë me të cilën sot garon për postin e kryeministrit. Fillimisht ai nuk u prit mirë pasi shihej si një i jashtëm ambicioz e pak i predispozuar për dialog, çka frikësoi gardën e vjetër të partisë. Spikati si kandidat për qeverisjen e vendlindjes së tij Gujaratit në 2001 dhe provën e parë e kaloi me sukses, edhe pse me probleme të forta të brendshme.  Ai është cilësuar nga mediat si një figurë e diskutueshme, polarizuese dhe përçarëse por edhe si një “ekonomist i mirë”, në një kohë që India ka nevojë dëshpërimisht për një të tillë.

Për më shumë http://www.linkiesta.it/chi-e-narendra-modi ose

http://news.oneindia.in/india/know-your-leader-profile-narendra-modi-bjp-lse-1415968.html

k.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.