Arkiv-Lajme
Kompetencat e Presidentit, reagon Kodheli: “Projekligji i ri për FA-të lartëson figurën e Presidentit”
"Ka një draft krejt paraprak. Kjo gjë diskutohet se është një proces. Ky material është çuar për t'u diskutuar me institucionet, të cilat ky draft prek. Ministria e Financave, ajo e Brendshmë, Ministria e Drejtësisë, institucionet e Shërbimeve të Inteligjencës, Parlamenti, Presidenti, pra të gjitha institucionet që preken nga ky draft, janë të njohura me projektin që ne kemi bërë.
Energjia, PD-ja propozon që çmimi të mos rritet edhe për këtë vit
Komisioni Parlamanetar i Veprimtarive Prodhuese ka kërkuar nga Enti Rregullator i Energjisë që të mos bëjë asnjë rritje të çmimit të energjisë për këtë vit. Klauzola e përfshirë në rezolutën përkatëse u propozua nga deputeti demokrat Genc Ruli, i cili argumentoi se “jemi në shifrat më të larta të humbjeve, në nivelin 46-47 për qind dhe që qeveria të ndërmarrë një rritje mbi çmimin, duhet patjetër t'i ketë dhënë një qetësi dhe garanci konsumatorit, kur të paktën humbjet të kenë vajtur në nivelin e 30 për qind”.
Ambasadori izraelit viziton selinë e Komunitetit Mysliman. Takim me kreun Skënder Bruçaj. “Si komb dhe si shtet kemi shumë çfarë të mësojmë nga Ju”
Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, David Cohen, ka zhvilluar sot një vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ku është pritur ga kreu i tij, Skënder Burçaj. “Kryetari i Komunitetit Mysliman bëri një panoramë të gjerë rreth vlerave islame për demokraci, luftë parimore ndaj radikalizmit e çdo lloj ekstremizmi që është në kundërshtim me paqen, mirëqenien e vlerat demokratike të shoqërisë shqiptare”. Shkruan në njoftimin e vet ambasada e Izraelit.
Së shpejti një linjë interkonjeksioni edhe me Maqedoninë
Qeveria ka vendosur që të investojë edhe në linjë interkonjeksioni me Maqedoninë. Kjo është bërë e njohur nga ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, pas mbledhjes së sotme të qeverisë. ““Është një investim që do të sigurojë një eficencë më të madhe të sistemit në zonat e jugut dhe është në vazhdën e të gjitha atyre projekteve infrastrukturore dhe energjetike që qeveria shqiptare po vazhdon.
“Revolucioni” i Ushtrisë së Kuqe
Bashkimi Sovjetik ka qenë i njohur për shumë gjëra, por ushtria ishte në pararojë të simboleve të tij. Dhe kori i Ushtrisë së Kuqe padyshim që ishte krenaria, zëri i fitoreve dhe vokali i lavdisë. Por tashmë, ky kor, ka bërë revolucionin e vet, teksa krahas këngëve që janë të njohura si zhanër i tij, performon edhe këngë si “Sex Bomb” të Tom Jones, “Let my people go” të Louis Armstrong, “Show must go” nga Freddie Mercury, apo edhe “Skyfall” të Adele.
SHBA në mbështetje zjerimit të NATO-s në Ballkan. McCain: “Anëtarësimi i Malit të Zi është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit”
Mali i Zi gjen mbështetje reale në proceisn e anëtarësimit për në NATO. Kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç, i ndodhur në një vizitë në SHBA, është taluar me senatorin republikan John McCain, ish-kandidat për president dhe një njeri shumë aktiv dhe njohës i çështjeve ndërkombëtare. “Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit”, citohet të jetë shprehur Mçain. Ndërkohë vizita e Gjukanoviç , është domethënëse edhe për rajonin.
Maqedoni, shtëpia e Ataturkut hapet për vizitorët
Shtëpia e Mustafa Kemal Ataturkut në Maqedoni pritet së shpejti të hapet për vizitorët. Ministria turke e Kulturës ka mundësuar rikontruktimin e saj, ashtu siç ka qenë një shekull e ca më parë dhe në këtë mënyrë ka bërë të munduir kthimin e saj në një destinacion turistik, por edhe kulturor dhe historik. Ndër të tjera, zona e Dibrës së Madhe, po punon që të promovojë pjesë të historisë së vet të pasur. Siç bëhet e ditur, “vizitorët do të kenë mundësi të shohin dokumente arkivore të përgatitura nga Instituti i Historisë Turke që lidhen me këtë pjesë të Ballkanit”.
Kriza ukrainase, Kievi zyrtar: Për rajonet lindore ka dy opsione, dialog, ose përdorim i forcës
Ukraina ka vendosur të mbajë të hapur alternativën e përdorimit të forcës kundrejt aktivistëve prorusë në rajonet lindore. Kjo pasi shumë prej tyre kanë pushtuar godinat qeveritare në përpjkej për të vendosur Kievin zyrtar para faktit të kryer njësoj si në rastin e Krimesë. Ministri i Brendshëm u Ukrainës, Arsen Avakov, ka deklaruar sot se “situata do të zgjihdet brenda 48 orëve”. “Ka dy opsione: rregullim poltik përmes bisedimeve, ose përdorim i forcës”, ka thënë ai.
Lufta kundër korrupsionit, Prokuroria shton organikën në Tiranë, Durrës dhe në Vlorë
Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur të shtojë numrin e prokurorëve të komanduar Tiranë, Durrës dhe në Vlorë. Si shkak për këtë shtesë në organikën e këtyre rretheve parashtrohet “lufta kundër korrupsionit”. “Kjo masë vjen pas ngritjes në nivel Drejtorie të Sektorit të Hetimit të Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Përgjithshme”, bën me dije organi i akuzës. Janë bërë të ditur edhe emrat e prokurorëve që do të komandohen në këto njësi dhe konkretisht: në Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Force, Tiranë, shtohen dy prokurorë të komanduar; Deniona Katro dhe Ramadan Troci.
E ëma e Edlira Dobrushit intervistë te “Panorama”: Bashkimi po aq fajtor sa Edlira
“Panorama” i ka marrë sot një intervistë Atlije Çopës, të ëmës së Edlira Dobrushit që vrau tre vajzat e saj në Leko të Italisë. Znj. Çopa ka hedhur poshtë ato që ka thënë një ditë më parë, i ati i vajzave, Bashkimi, duke shtuar se njerëzit e këtij të fundit nuk e kanë pranuar në varrim, pasi sipas tyre ka folur keq në media. Sipas znj. Çopa, Bashkim Dobrusha kishte ardhur në Shqipëri për t’u fejuar dhe jo për gjë tjetër.