Arkiv-Lajme

Fatos Hoxha: PD nuk mund të ringrihet me humbësit

Postuar në 12 Prill, 2014 02:48

Ish-deputeti dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatos Hoxha shprehet se nuk mjafton “fillimi i ri” për ringritjen e PD-së pas humbjes së zgjedhjeve.

Sipas tij, "PD nuk mund të ngrihet duke shpallur fillimin e ri me shkaktarët e humbjes, me ata që janë përgjegjësit kryesorë të rrënimit të kësaj force”.

Katër të vdekur nga aksidenti në Kamëz

Postuar në 12 Prill, 2014 02:39

Katër të rinj kanë mbetur të vdekur në një aksident automobilistik të ndodhur në Kamëz në orët e para të ditës së sotme.  

Ngjarja ka ndodhur pranë Institutit Bujqësor, ku automjeti tip BMV doli rruga duke bërë që të katër personat që ndodheshin brenda. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë konsumi i alkoolit.

Meta: Reforma territoriale-administartive do të mbyllet domosdoshmërisht në korrik

Postuar në 11 Prill, 2014 16:41

I ftuar në DEBAT+ të Eduard Zaloshnjës në Vizion Plus, Kryetari i Kuvendit dhe i LSI-së deklaroi se reforma territoriale-administrative do të mbyllet brenda këtij sesioni parlamentar, i cili mbyllet në mes të korrikut. Kjo, për të mundësuar zhvillimin e zgjedhjeve lokale me ndarjen e re të njësive vendore.

Këtë deklaratë Meta e bëri në përgjigje të pyetjes rreth kërkesës së Gramoz Ruçit për të proceduar me reformën edhe pa konsensusin e opozitës.

Rama: Sms-ja ime për ministrin e Brendshëm? Një shpifje! Tahiri ministri i duhur

Postuar në 11 Prill, 2014 14:53

Kryeministri, Edi Rama ka rrëzuar pretendimet për dërgimin e mesazhit të “zbardhur” nga ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka.

Gjatë diskutimeve në Komisionin Hetimor për shkarkimet në Policinë e Shtetit, Noka lexoi një SMS që sipas tij kryeministri ia ka dërguar ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

Përveçse përgënjeshtron pretendimin e Nokës, Rama gjithashtu konfirmon Tahirin në krye të dikasterit që drejton që prej formimit të qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013.

Eurodeputeti Fleckenstein: Luftimi i korrupsionit, detyrim i politikës shqiptare, kusht për në statusin

Postuar në 11 Prill, 2014 12:45

Knut Fleckenstein, eurodeputeti socialdemokrat gjerman dhe anëtar i grupit të PE për Shqipërinë dhe Kosovën në një intervistë të dhënë për DË ka komentuar se politika në Shqipëri është bërë qytetarët shqiptarë dhe jo për institucionet e Brukselit. Në intervistën e mëposhtëme Fleckstein ka dhënë opinionin e tij për zhvillimet aktuale në Shqipëri duke vënë theksin e bisedës së tij se luftimi i korrupsionit është prioritet vendimtar i BE-së për Shqipërinë.

 

DË: Zoti Fleckstein, si i vlerësoni zhvillimet aktuale në Shqipëri?

“Crown Agents” pritet të ulë evazionin në dogana, kapet me dokumente të falsifikuara

Postuar në 11 Prill, 2014 11:31

“Crown Agents”, kompania britanike e cila është kontraktuar nga qeveria shqiptare për të asistuar në mbledhjen e të ardhurave në doganat shqiptare, mesa duket e ka nisur punë jo aq pastër sa na u prezantuan. Kjo kompani ka shpenzuar 400 mijë euro për të blerë automjete të cilat në vendet e Bashkimit Evropian u ndalohet qarkullimi. Dokumentet tregojnë se kompania që ka për qëllim të reduktojnë evazionin në doganat shqiptare, e ka nisur punën duke falsifikuar dokumentet pikërisht në doganë. “Crown agents” ka blerë 10 automjete “Land Rover defender”që do të shërbejnë gjatë punës në terren.

Tahiri rrezikon postin e ministrit? Noka tregon SMS-ën që i dërgoi Rama(?)

Postuar në 11 Prill, 2014 09:29

Gjatë diskutimeve në Komisionin Hetimor për shkarkimet në Policinë e Shtetit, ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka lexuar një SMS që sipas tij kryeministri, Edi Rama ia ka dërguar ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Vetë ministri pranoi ekzistencën e një mesazhi të tillë, por tha se ai ua ka dërguar dy vartësve të tij dhe nuk është dërguar nga kryeministri në drejtim të tij.

Hillary Clinton goditet me këpucë

Postuar në 11 Prill, 2014 09:08

Një grua është shoqëruar në polici pasi qëlloi një këpucë në drejtim të ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton gjatë një fjalimi në Las Vegas.

Incidenti ndodhi në moment kur Clinton u ngjit në skenë para një takimi në një Institut për Industrinë e Riciklimit të Skrapit.

Clinton u struk në momentin e goditjes, por objekti nuk e preku atë. Më pasi ajo e mori me shaka një incident të tillë.

Një agjente special e Shërbimit Sekret amerikan tha se gruaja që bërë një akt të tillë mund të akuzohet për këtë pa saktësuar se për çfarë akuze bëhet fjalë.

MM: Prokuroria e Përgjithshme të hetojë mbi akuzat e rënda të Imamit

Postuar në 11 Prill, 2014 08:55

Ministria e Mbrojtes ka reaguar ndaj akuzave të ish-drejtuesit të këtij dikasteri, Arben Imami. Deputeti i PD-së gjatë seancës parlamentare të ditës së djeshme tha se, “infrastruktura ushtarake e një ushtrie të NATO-s po përdoret rregullisht për infrastrukturën e transportit të lëndëve narkotike”.

Këshilltarja për Medien e Mimi Kodhelit është shprehur sot se, ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme një letër drejtuar kryeprokurorit Adriatik Llalla në të cilën kërkon të nisë menjëherë hetimet mbi akuzat e Imamit.

“Standard & Poor’s” përmirëson vlerësimin për Shqipërinë

Postuar në 11 Prill, 2014 07:08

Kompania e vlerësimeve “Standard & Poor’s” ka rishikuar vlerësimin e prespektivës për Shqipërinë duke e ndryshuar nga “negativ” në “të qëndrueshëm”, si dhe ka konfirmuar edhe një herë vlerësimin e kreditimit afatgjatë dhe afatshkurtër në ‘B/B’.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme