MM: Prokuroria e Përgjithshme të hetojë mbi akuzat e rënda të Imamit

Postuar në 11 Prill, 2014 08:55

Ministria e Mbrojtes ka reaguar ndaj akuzave të ish-drejtuesit të këtij dikasteri, Arben Imami. Deputeti i PD-së gjatë seancës parlamentare të ditës së djeshme tha se, “infrastruktura ushtarake e një ushtrie të NATO-s po përdoret rregullisht për infrastrukturën e transportit të lëndëve narkotike”.

Këshilltarja për Medien e Mimi Kodhelit është shprehur sot se, ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme një letër drejtuar kryeprokurorit Adriatik Llalla në të cilën kërkon të nisë menjëherë hetimet mbi akuzat e Imamit.

“Në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes, bazuar te Kushtetuta dhe ligjet e vendit, znj. Kodheli i kërkon prokurorit të Përgjithshëm nisjen e hetimeve për këto akuza të rënda në drejtin të Forcave të Armatosura. Ministria e Mbrojtjes garanton se në çdo moment do të bashkëpunojë me organet e Prokurorisë për të vënë në dispozicion të saj të gjithë materialet e kërkuara dhe, gjithë ndihmën e nevojshme që ky institucion do të kërkojë lidhur me zbardhjen e plotë të këtyre akuzave”, tha këshilltarja e Kodhelit.

S.S

Comments

Submitted by matteo (not verified) on

<p>Eeeeeeeeee, sikur te beheshin hetime serioze,...nuk do te degjonim perdite brockulla, por vendime gjyqesore, qe do t&#39;u gjenin vendin ketyre thashethemxhinjve dhe deshitareve te rreme.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.