Arkiv-Lajme

Prokuroria e Përgjithshme do rihapë dosjen me abuzimet e Rrugës së Kombit dhe afera të tjera pikante, thotë shqiptarja.com

Postuar në 15 Prill, 2014 03:10

Prokuroria e Përgjithshme po përgatitet të rihapë hetimet për disa dosje të bujshme korrupsioni në nivel të lartë, njofton shqiptarja.com. Në këto dosje bën pjesë edhe ajo shpërdorimeve financiare të rrugës Durrës-Kukës, në ngarkim të ish-ministrit të Transporteve Lulzim Basha, si dhe ish-drejtorit të Rrugëve Andi Toma, me një dëm të shkaktuar prej 230 milionë eurosh.

Asad shpall pikën e kthesës drejt triumfit. Akuza mes forcave qeveritare dhe frontit Al Nusra për përdorimin e gazit Klorin

Postuar në 14 Prill, 2014 15:26

Presidenti sirian Bashar al Asad ka deklaruar se në konfliktin luftarak që zgjat prej tre vjetësh forcat e tij po triumfojnë ndaj rebelëve. Asad e bëri deklaratën në një fjalim në Universitetin e Damaskut. Trupat e tij në muajt e fundit kanë marrë një e nga një nën kontroll qytetet e kontrolluara më parë nga rebelët, në afërsi të kufirit me Libanin.  Mbi 150.000 persona janë vrarë përgjatë konfliktit, ndërkohë që miliona të tjerë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

Sondazhi, Greqinë e merr “Lumi”. Partia surprizë renditet e treta, por nuk pozicionohet politikisht

Postuar në 14 Prill, 2014 14:35

Një parti proeuropiane e sapothemeluar synon të ndryshojë ekuilibrin politik në Greqi, para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian të muajit maj.

Ish ambasadori i SHBA-së në Kosovë, punësohet nga kompania për të cilën loboi. Emri? Bechtel

Postuar në 14 Prill, 2014 13:30

Ish-ambasadori i SHBA-së në Kosovë , i cili ka lobuar për ndërtimin e një rruge 820 milion euro në vendin e shkatërruar nga lufta, ka marrë një post në  gjigantin amerikan të ndërtimit, të cilit i siguroi kontratën fitimprurëse, njofton përmes një artikulli agjencia Birn. Christopher Dell, një diplomat karriere që ishte emëruar nga presidenti Barak Obama për të përfaqësuar SHBA-në në Prishtinë, është i punësuar nga Korporata Bechtel, të cilën ai e ndihmoi të fitojë një kontratë për të ndërtuar autostradën që lidh Shqipërinë me Kosovën.

Kompanitë “kanadeze” të naftës që vijnë nga ishujt Kajman. Kush e merr realisht naftën shqiptare?, pyet gazeta Dita

Postuar në 14 Prill, 2014 12:40

Gazeta Dita është hapur numrin e sotëm me një shkrim mbi tregun privat të naftës në vend, e në mënyrë të veçantë mbi dy kompani si Bankers Petroleum dhe Stream Oil. Këto dy kompani, me kontrata të fuqishme nafte të firmosura me qeveritë shqiptare, konsiderohen si investitorë strategjikë. Por mënyra se si operojnë dhe si funksionojnë ato në raport me shtetin tonë, lë shumë mistere të errëta.

Refuzimi për rikthimin në detyrë, Ina Rama padit KLD-në në Gjykatën Administrative

Postuar në 14 Prill, 2014 10:51

Pasi KLD refuzoi kërkesën e saj për t’u rikthyer në detyrë si gjykatëse, ish-kryeprokurorja Ina Rama padit Këshillin e Lartë të Drejtësisë në Gjykatën Administrative. Kërkesa e ish-kryeprokurores u shqyrtua në mbledhjen e datës 24 shkurt nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ku me argumentin se znj.Rama duhet t’i nënshtrohej testimit, ky Këshill refuzoi rikthimin e saj në detyrë si gjykatëse në Apelin e kryeqytetit.

Nasip Naço: Gjyqësori në kolaps, sistemi është kthyer në një qerthull qokash

Postuar në 14 Prill, 2014 09:22

Ministri i Drejtësisë ka dhënë një intervistë për gazetën Mapo ku flet për vizitën dhe takimet e tij në SHBA, pastaj ndalet gjatë në problemet e sistemit të drejtësisë, Gjykatën e Lartë, emërimet, ngarkesën e punës dhe rolin e munguar të Presidentit të Republikës. “Ne i kemi votat për të votuar draftin e ndryshimeve që po përgatisim”, thotë Nasip Naço, “por kërkojmë konsultim me partnerët ndërkombëtarë dhe bashkëpunimin e opozitës. “Ne kemi vullnetin, kemi mazhorancë të konsoliduar; ne do ia dalim ta reformojmë sistemin gjyqësor.

U kishte shitur katër palëve të njëjtin apartament në Vlorë, prangoset mashtruesi

Postuar në 14 Prill, 2014 08:47

Shuma e mashtrimit është 30 mijë euro për një shitje, por vetëm njëra është verifikuar. Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 42-vjeçar, nën akuzën e mashtrimit. Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Eduard Kacaj, i cili dyshohet se u ka shitur katër personave të ndryshëm të njëjtin apartament, të cilin nuk e kishte në pronësi. Sipas policisë, Kacaj i ka shitur përmes mashtrimit shtetasit M.Z. një apartament për 30 mijë euro, por në fakt rezultoi se 42-vjeçari nuk ishte aspak në pronësi të asaj banese.

Prizren, gjen qypin me flori pranë shtëpisë, e pretendon shteti. Por do ta shpërblejë

Postuar në 14 Prill, 2014 08:04

Ka gjetur një qyp me flori duke bërë punime në shtëpinë e tij, por do t’ja marrë shteti. Protagonisti i kësaj historie quhet Hekuran Qollaku nga Zymi i Prizrenit, i cili duket se do të “përballet” me shtetin për shkak se ai ka gjetur një qyp të groposur në afërsi të murit të shtëpisë së tij. Ngjarja po përflitet në Kosovë, dhe zyrtarët premtojnë se Hekuranin nuk do ta lënë duarthatë. Ai mund të shpërblehet deri në 100 mijë euro.

Maqedoni, zgjedhjet presidenciale në balotazh mes Ivanovit dhe Pendarovskit. Të njëjtën datë me zgjedhje parlamentare, 27 prill

Postuar në 14 Prill, 2014 06:49

Nga rezultatet e para mbi rreth 99,70 për qind të votave, garën për zgjedhjet presidenciale e kryeson kandidati i VMRO-DPMNE, Gjorgje Ivanov, njofton agjencia INA. Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ivanov ka marrë 25,16% të votave, kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski 325.608 apo 18,30%, kandidati i PDSH-së, Iljaz Halimi 38.938 vota apo 2,19%, kandidati i GROM, Zoran Popovski 31.327 apo 1,76%. Sipas rezultateve të KSHZ-së, kanë dale në qendrat e votimit rreth 48,86 për qind e votuesve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme