U kishte shitur katër palëve të njëjtin apartament në Vlorë, prangoset mashtruesi

Shuma e mashtrimit është 30 mijë euro për një shitje, por vetëm njëra është verifikuar. Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 42-vjeçar, nën akuzën e mashtrimit. Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Eduard Kacaj, i cili dyshohet se u ka shitur katër personave të ndryshëm të njëjtin apartament, të cilin nuk e kishte në pronësi. Sipas policisë, Kacaj i ka shitur përmes mashtrimit shtetasit M.Z. një apartament për 30 mijë euro, por në fakt rezultoi se 42-vjeçari nuk ishte aspak në pronësi të asaj banese.
42-vjeçari dyshohet se e ka shitur apartamentin edhe tek tre persona të tjerë, duke përfituar shuma të mëdha parash. Sipas Policisë së Vlorës, ndaj këtij shtetasi janë regjistruar disa procedime penale për mashtrim, pas kallëzimit të të dëmtuarve, të gjithë të mashtruar për shitje apartamenti.
a.k
Comments
Vlore
Me ka mashtruar ku ta gjej Eduart Kacaj
Add new comment