Sondazhi, Greqinë e merr “Lumi”. Partia surprizë renditet e treta, por nuk pozicionohet politikisht

Një parti proeuropiane e sapothemeluar synon të ndryshojë ekuilibrin politik në Greqi, para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian të muajit maj. Partia e re, "Potami" (Lumi), nuk ka vendosur ende me cilën familje politike evropiane do të bashkohet, duke nxitur tensionet në qendrën e majtë, raporton "EurActiv". Lideri i partisë është një gazetar i njohur, Stavros Theodorakis (foto) dhe kandidatët e saj janë persona që nuk janë përfshirë në partitë politike greke në të shkuarën. Përfaqësuesit e “Potami”-t janë mirëpritur ngrohtësisht në Bruksel javën e shkuar nga presidenti i Parlamentit Europian, Marin Schulz dhe nga kreu i “S&D”, “ALDE” dhe “Greens”. Partia e re po kritikohet nga partitë e tjera politike në Greqi për moszbulimin para zgjedhjeve të BE-së se përkrah cilës familjeje politike evropiane do të renditet.
Ndërkaq sondazhet e fundit në Greqi kanë treguar se "SYRIZA" e majtë është në avantazh në garën e zgjedhjeve të BE-së, e ndjekur nga "Demokracia e Re", e qendrës së djathtë, ndërsa është për t'u habitur pasi “Potami” duket se ka siguruar vendin e tretë.
a.k
Add new comment