“Kush ka nevojë për bukë dhe s’ka para, ta marrë falas”. Paskuqan, nisma e dy vëllezërve

“Nëse keni nevojë për bukë dhe nuk keni mundësi ta blini, ju lutem merreni falas”. Në këndin ku tregtohet buka në një supermarket në Paskuqan, lexohet kjo tabelë. Gazeta Shqip shkruan në numrin e sotëm për nismën e dy vëllezërve, që kanë vendosur të japin bukën falas për këdo që nuk ka mundësi ta blejë. Ata janë Sefedin dhe Hasim Ahmati. Kjo iniciativë e tyre ka rreth dy muaj e gjysmë që është vënë në zbatim dhe, sipas tyre, do të vazhdojë. Sefedini thotë se ideja për këtë gjest lindi nga një banor i lagjes, në zonën e Paskuqanit. “Ideja që të kontribuojmë në këtë fushë, pra për të shpërndarë bukë, ka ardhur nga dikush që na tha se i kishte dërguar fëmijët e tyre në gjumë pa i ushqyer, sepse nuk kishte pasur me çfarë t’i ushqente. Na erdhi vërtet keq dhe menduam të bëjmë diçka. Meqë ne kishim dhe supermarketin tonë, vendosëm ta realizojmë idenë tonë”.
Lexoni më shumë në linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/04/14/buke-falas-per-kedo-qe-nuk-ka-mundesi-ta-bleje/
a.k
Comments
Bravo! Zoti u ndihmofte!
<p>Bravo! Zoti u ndihmofte!</p>
Kjo eshte nje gje qe duhet ta
<p>Kjo eshte nje gje qe duhet ta bejne te gjithe bukepjekesit. Buka e dites qe ka mbetur pa shitur tu shperndahet te varferve. Zoti i ndihmofte keta njerez!</p>
Si pune Caritasit. Por me
<p>Si pune Caritasit.</p><p>Por me keto halle te mdhaja duhet te nerret personalisht kryeministri.</p>
Add new comment