Arkiv-Lajme
Grida Duma, koordinatore për Marrëdhëniet Publike në PD, akuza qeverisë Rama-Meta
Ish-zëvëndësministrja e Integrimit, Grida Duma ka dalë sot në një deklaratë publike nga podiumi i Partisë Demokratike për të denoncuar “revanshin e shkarkimeve masive në administratë” që sipas saj, po sjellin pasoja të rënda. Në deklaratën e parë të mbajtur në emër të PD-së, nga selia e PD-së, Grida Duma u shpreh se dyshja Rama –Meta nuk dëgjoi lutjet e Bruna Mejkos, e cila është vetëhelmuar pas largimit nga puna.
AK paralajmëron protestë dhe kërkesë për dorëheqjen e Tahirit
Aleanca Kuq e Zi paralajmëroi sot se do të mbajë nesër në drekë protestën e radhës por tashmë jo vetëm ndaj vrasjes së të burgosurit Ilia Kareli në Greqi, por ndaj reagimit të policisë në protestën e një dite më parë. Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu u bëri thirrje aktivistëve të tij dhe qytetarëve që të mblidhen në një protestë paqësore për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri që vetë Spahiu e cilësoi në deklaratën e sotme si “avokat i gardianëve grekë”, që torturuan deri në vdekje shtetasin shqiptar.
Zgjedhjet në PD. Zbardhet udhëzimi, ja kush nuk kandidon
Kryetarët që kanë drejtuar partinë në dy mandate dhe ata që kanë marrë një rezultat më të dobët se ai i zgjedhjeve të vitit 2009, nuk do të lejohet të kandidojnë për kryetar të degës së PD-së në zgjedhjet për ripërtëritjen e strukturave. Udhëzimi i firmosur dje nga kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe që u është shpërndarë të deleguarve në rrethe, nuk lejon as deputetët dhe të zgjedhurit vendorë që të kandidojnë për kryetar dege. Për herë të parë me udhëzim të selisë blu bëhet ndarja e mandateve mes drejtuesve të degëve dhe të zgjedhurve në poste të pushtetit lokal.
Serbi, konkurs për t’u martuar me femra shqiptare. Qeveria vendore “subvencione” 300 të rinjve me kushtin që martesa të zgjasë së paku 5 vite
Në Trgovishte, komunë në jug të Serbisë, gjithnjë e më shumë ka numër të madh të meshkujve të pamartuar e gjithnjë më pak femra të gatshme për martesë. Për zgjidhjen e këtij problemi që me vite të tëra është problem për meshkujt atje, është përfshirë edhe qeverisja lokale.
Koha Ditore: Maqedonia voton për presidentin
Në Maqedoni sot po zhvillohen zgjedhjet presidenciale, të pestat me radhë që nga pavarësia e saj.
Të drejtë vote, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve kanë 1.779.572 persona, si dhe mbi 8 mijë shtetas që përkohësisht jetojnë jashtë Maqedonisë.
Ata në zgjedhjet e sotme duhet të përcaktohen për ndonjërin nga katër kandidatët për kreun e shtetit; Gjorgje Ivanovin e VMRO-DPMNE-së, Stevo Pendarovskin e Lidhjes Social-demokrate të opozitës, Iljaz Halimin e Partisë Demokratike Shqiptare të Opozitës apo Zoran Popovskin e Opsionit Qytetar të Maqedonisë.
Fiksoi momentet kur rrihnin protestuesin. Policët dhunojnë dhe i fshijnë fotot gazetarit të “Panoramës”
Policia dhunon gazetarin e “Panoramës”, i cili fotografoi momentet kur grupi i gatshëm po rrihte një protestues brenda furgonit të policisë. “Gazetari ynë, Armand Bajrami u ndodh dje pasdite para godinës së komisariatit numër 2 në Tiranë, duke fiksuar çastet kur brenda furgonit që shoqëronte një protestues po ushtrohej dhunë me shkopa gome. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i 6 punonjësve të policisë, të veshur me uniformë, jelekë dhe me shkopa gome.
Pas FMN, kredi tjetër nga Banka Botërore në fund të majit
Shqipëria pret të marrë një hua të dytë nga organizmat financiare ndërkombëtare. Këtë deklaratë e bëri dje për Zërin e Amerikës kreu i Financave Shkëlqim Cani. I ndodhur në Uashington për takimet e pranverës me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha dje se në fund të muajit maj pritet të merret miratimi për një hua nga Banka Botërore, pas asaj të dhënë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
“GSH”: Farmacitë shkelin urdhrin e ministrisë, nuk ulin çmimin e ilaçeve
Shqiptarët prej datës 1 prill ilaçet duhet t'i blinin 10 për qind më të lira, pasi qeveria hoqi TVSH-në. Por kjo gjë në realitet nuk po ndodh, pasi farmacitë po vijojnë t'i shesin medikamentet që kanë stok me vlerën reale pa u zbritur TVSH-ën, duke shkelur kështu udhëzimin e posaçëm të Ministrisë së Financave, e cila i ka urdhëruar që mallin stok ta shesin me zero TVSH.
Protesta për vdekjen e Karelit përfundon me 26 të shoqëruar dhe dhjetëra të lënduar
Protesta e qytetarëve për vdekjen e Ilia Karelit ka përfunduar me përleshje të demonstruesve me policinë.
Policia ka përdorur shkopinjtë e gomës për t’i shpërndarë, ndërsa protestuesit ishin nisur në drejtim të ambasadës greke.
Policia ka shoqëruar në komisariat, 26 protestues, të cilët po merren në pyetje. Ndërsa disa protestues të tjerë kanë mbetur të lënduar nga dhuna e policisë.
Mediat greke publikojnë video tjetër të Karelit
Një video e dytë e publikuar sot nga mediat greke, Ilia Kareli shihet duke u shtrirë në krevat pas dhunës së ushtruar nga gardianët grekë. Kareli shihet që mezi lëviz, ndërkohë që pantallonat që kishte të varura gjatë dërgimit për në qeli, i kanë rënë vare në tokë. Pa fuqi Kareli shtrihet në dyshek dhe duket se nuk ma më forcë të lëvizë.
Në të njëjtën video vihet re edhe një njeri me një këmishë të bardhë, i cili ndodhet në korridorin e burgut 3 minuta para se të dali nga qelia frigorifer, në gjendje të mjeruar Ilia Kareli, raporton “Ora News”.